PËQAFIMI nga Teodor Keko

Teodor Keko

PËQAFIMI

Po fryn nje ere e ngrohte nga jugu,
ne park, ngadale perkulen pemet,
si krahe te dridhshem te dashuruarish
ne perqafim nderthurren deget.

Dhe mua me kujtohesh ti
e ngrohte, e bukur si kjo ere,
me krahet lidhur pas trupit tim
per puthje etur dhe pamje mjere

Cfare mrekullie do ish te vije
ne sup symbyllur te rrije prane,
dhe puthja jote, si dore artisti
ta kthente gjoksin tim ne kitare.

Por ti, s’vjen me! Mjerisht s’vjen!
Vec motin ngroh e dergon ere,
qe une te qaj me nje lot
qe une te perqafoj nje peme.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.