PËR SHTËPI nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

Nga shtëpia

Për një kafe dhe pse aq larg,

Të flasim bashkë e të shihemi.

Kemi njëmijë vjet që jemi njohur

A njëmijë vjet që digjemi?

 

Deri në fund të botës unë do të vija,

Nuk do të bëja që të rrugëtoje ti,

Të shihja të lodhur, të këputur…

Si një kometë në zbritje të bukur.

 

Po këtë herë më duket krejt ndryshe,

Nuk kam arsye të vi prapë në Berlin.

Nuk e di, ndofta punë kometash,

Që për shtëpi kanë të shkruarit, gjithësinë…

 

Te shkruajmë bashkë në murin e rrëzuar…

Eja, pra të shkruajmë bashkë në Morin…*

Është punë shekujsh dhe kometash

Që nga shtëpia marrin gjithësinë…

*Pikë doganore, Shqipëri-Kosovë.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.