PËR TY…
( Bashkë prej 11 tetor 1987…
Kërkoj një rrabaqepës qielli,
t’më qepë një vello të ajërt…
Të ta vesh nesër,
në përvjetor të artë….
Ta gufojë era,
si shpirt i përmalltë…
NERVAT
Janë tela të tendosur….
Dikush i këput shpejt,
dikush,
i tërheq pa sosur…