Përrallëz pranvere nga Pablo Neruda

Merita Paparisto

Kur doçelë farëza që mbolle vjet?
Në xham të dritares
më përplaset zhurma e shiut tënd
e brënda meje urtohet etja…

më është bymyer lëkura, e di?
Plot lëng…
dhe rrënjë kërkon të ushqejë…
rrënjët rrënjët rrënjët…
e farëzës së vogël .

Mbaj sytë nga dritarja dhe qielli
buzët dhe hunda ngrohin xhamin pa jetë…
gjuha kërkon pikëzat për tu shuar,
vështrimi yt matanë mbi qelq
troket troket troket…
Shtegtimin pres dhe një lejlek të kaltër
me fëmijërinë e tij në sqep
që të m’a vendosë në prehër dhe ta përkund…

Po t’i ve përpara të gjitha pranverat e mia
ja ku i ke, numëroi pra, 
numëroi dhe zgjidh njërën. 
Mjafton vetëm një stinë 
një shteg, një shtegtim
që farëzës t’i japë frymë 
dhe ç’farë lind brënda meje 
qëndron me mua përjetë.

Shqipëroi Merita paparisto

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.