Përtej murit burimi
Guri i mullirit dhe mani i kuq
Livadhi dhe grigja pa zot
Qyteti tej
Liqeni, kurora e maleve
Dhe ëndrrat!
….
– ata u kthyen në shtëpinë e vjetër
të zhveshur në ballon pa maska
Qeshën si gjithmonë dhe gishtin kërcënues
Si armë drejtuan kah fëmijët
Gjyshërit në varrezë u tronditën
…
Në lugina të ftohta
Bien yje dhe njerëz
19.03.2015