PËRTEJ PRITJES nga Vasil Tabaku

Vasil Tabaku

PËRTEJ PRITJES

Veshur me buzëqeshje
sikur mbi supe
të kishe hedhur
pelerinën e argjendtë të hënës…
Dhe bota…
luante me luftrat
dashuritë
puthnin vdekjen
në buzët e ftohta.
Liria ishte kryefjala e ditës
ishin mbaruar fjalët
kufoma këngësh
ndërtonin qytetin e heshtjes.
Vendi i im
përmes plagësh
përshëndeste
dritën që zbriste nga qiejt.
Me litar rrufesh
sa i gjatë ky tranzicion
kjo pritje e thinjur shpresash
mbi krahësh zogjësh të uritur…
Oh,tepër e gjatë,
pritja përtej pritjes…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.