HUMOR nga Thoma Duka

Thoma Duka

I ÇMENDURI

Në një aeroplan udhëtonin disa të çmendur. Meqenëse të çmendurit bënin shumë zhurmë, piloti thërret një nga të çmendurit dhe i thotë:
– U thuaj të pushojnë të mos bëjnë zhurmë, sepse krijojnë problem në aeroplan.
– Në rregull, thotë i çmenduri do tu them. Pas disa minutash nuk dëgjohet asgjë në aeroplan. Pipëtin qetësia. Atëherë piloti thërret përsëri të çmendurin dhe i thotë :
– Ç’ farë the tek të çmendurit që pushuan?
– U thashë, në qoftë se duan të bëjnë zhurmë, të dalin në kopsht!

E VARA NË PEMË

Një i çmendur pa njëherë një njeri që rrezikohej të mbytej në det.
U fut brenda në det dhe e shpëtoi njeriun që rrezikohej. Kryetari i bashkisë të qytetit, kur dëgjoi ngjarjen e thërret për ta dekoruar. Para se t’i jap dekoratën, e pyet:
– Dhe nuk më thua djalosh, njeriun që shpëtove nga mbytja, ku e çove?
Dhe i çmenduri përgjigjet:
– E vara në një pemë që të thahet!

MË SIILNI NJË KARIKUESE

Një plak i moshuar blen një celular dhe duke e përdorur , shikon se nuk mund të rrijë dot pa të. Nipi me shaka i thotë:
– O gjysh po kur të shkosh në dynjanë tjetër do na e bësh ndarjen e pronave me testament?
-Jo thotë gjyshi si me shaka, unë dua që kur të vdes të ma lini celularin në xhep dhe të komunikojmë nëpërmjet tij !Dhe një ditë vjen lajmi se gjyshi nderoi jetë .Dhe sipas amanetit të tij celularin ja lanë në xhep .Nipi shfrytëzon një moment që ishte vetëm dhe ja merr celularin. Kryhet varrimi dhe në darkë nipi dërgon mesazh . Arrita shumë mirë. Të gjithë u habiten ,Si ka mundësi që gjyshi të komunikoj me mesazhe !?Pas një jave vdes një komshi dhe pasi varroset vjen mesazhi , Zenuni arriti mirë! Përsëri habiten njerëzit e shtëpisë. Si ka mundësi !Ndodh edhe një vdekje tjetër dhe mesazhi nuk mungon. Faiku arriti shëndosh e mirë! Njerëzit e shtëpisë bëhen kurioz dhe i dërgojnë mesazh :
-O gjysh a je mirë? Dhe përgjigjja vjen :
-Mirë jam por në varrimin tjetër më sillni një karikues se po me bie bateria!

PESHIMI FALAS

Një grua e shëndetshme shkon për tu peshuar në një peshore në rrugë. Hip herën e parë dhe nuk kënaqet aspak nga pesha e saj. Pasi heq pallton provon sërish, por edhe kjo peshë nuk i mbush syrin fare. Hipën për herë të treti pasi kishte hequr trikon dhe sërish mbledh buzët e mërzitur. Pasi ngelët vetëm me të brendshmet pronari i peshores i thotë :
– “Zonjë tani mund të peshoheni falas “.

DIKUSH VDIQ

Dikush bie në tokë në kohën që po ecte në rrugë. Një i njohur që kalonte rastësisht andej, i afrohet, kontrollon xhepat e tij, pastaj ngrihet dhe tund kokën i mërzitur dhe thotë:
-Vajti ky, vdiq!
-Si e thoni kështu menjëherë, ankohet një kalimtar, pa bërë analiza e merrni tjetrin të vdekur?
-E di unë ,se çfarë them zotëri! Keni parë ju ndonjë cingun të gjallë, të qëndroj i pa lëvizur kur i kontrollojnë xhepat?

KOHË PROVIMESH

Në kohën e provimeve një nxënës nuk mund të zgjidhte problemin dhe shkruan në fletë:
“Këtë problem, vetëm Zoti mund ta zgjidh”. Gëzuar Krishtlindjet!
Përfundimi: “Zoti kalon klasën kurse t’i mbetesh në klasë. Përsërit prapë vitin!”.

KUSH E DREJTON SHTËPINË

Kush e drejton shtëpinë? T’i apo gruaja?
-Në shtëpinë time gjërat janë pak të ngatërruara.
-Domethënë.
-Ja, shërbëtorja drejton fëmijët, vjehrra ime macet dhe gruaja mua.
-Dhe t’i?
-Unë… peshqit e akuariumit!

DEMBELI DHE XHINDI

Një dembel ishte shtrirë në rërë pranë detit, kur papritur dallgët sjellin një llampë me një xhind brenda.
-Të lutem hiqja tapën shishes, i thotë xhindi dhe do të plotësoj tre dëshira.
-Ik se përtoj!
-Të lutem shumë, vetëm tapën duhet t’i heqësh, i thotë xhindi. Të premtoj që pasi ti kem plotësuar dëshirat do jesh njeriu më i lumtur në botë.
-Mirë, po ta heq tapën! Xhindi sa u lirua i thotë:
-Më thuaj tre dëshirat!
-E para meqë përtoj të eci dua një kalë, që të mos lodhet kurë. Sa mbaron fjalën aty shfaqet një kalë.
-E dyta meqë përtoj më i hypë t’i lart në kalë. Pa mbaruar fjalën ai gjendet mbi kalë.
-E treta, dua dhe një bretkose.
-Bretkose? Mirë të tjerat i kuptova pse i do, po bretkosën për çfarë e do?
-Pse kush do ja bëj “ncëk ncëk” kalit, unë?

NGARKIMI I FËMIJËS…

Thanasi është kontrollor i një prone. Një ditë e thërret pronari i tij.
-Dëgjo Thanas! E di besimin që kam tek ty. Dua diçka nga ty. Tani kohët e fundit shikoj vajzën time shumë të shqetësuar dhe një më dy shkon tek prifti. Dua të mësosh se çfarë ndodh. Tani që do të kaloj prifti t’i do hipësh në fik që të fshihesh dhe kur të jenë poshtë fikut do të dëgjosh se çfarë do të thonë.
Dakord? Merr dhe një pesëdhjetëshe për mundimin tënd.
Thanasi merr pesëdhjetëshen dhe bën ashtu siç i thotë pronari. Pas pak siç është lart në fik shikon priftin dhe vajzën që afrohen. Qëndrojnë poshtë fikut dhe vajza thotë:
-Patër nuk di se çfarë të bëj…Si të ta them?
-Thuaje fëmija im. Mos u vështirëso nga mua.
-Si të ta them?…Pres fëmijë.
I tronditur Thanasi hidhet nga fiku dhe bërtet:
-Kurrë, kurrë me asnjë mënyrë. Me një pesëdhjetëshe doni të më ngarkoni fëmijën?

BURRI DHE HELMI

Një herë në një bar rinte një burrë i dobët dhe shikonte gotën e tij të pijes. Në një çast vjen një zotëri me trup të madh dhe i merr pijen dhe e pi menjëherë, atëherë tjetri fillon të qaj. Njeriu me trup të madh i thotë:-Mirë o mik mos bëj kështu, do të marrë tjetër.
-Jo nuk ke faj t’i, thotë njeriu i dobët. Sot është dita më e keqe. Në mëngjes u vonova të ngrihem dhe humba një takim të rëndësishëm dhe drejtori më pushoi. Dal jashtë dhe dhe shikoj që më kishin vjedhur makinën. Marr një taksi dhe harroj portofolin. Kthehem në shtëpi dhe e gjej gruan të përqafuar me hidraulikun. Dhe nuk mjaftojnë të gjitha këto, kisha vendosur t’i jepja fund jetës, vjen t’i dhe më pi helmin!

NJË SHQIPTAR NË AMERIKË

Një shqiptar shkon në Amerikë. Një ditë duke shijuar bukuritë e Amerikës na e zë barku, banjë aty afër nuk kishte, si t’ja bënte? Atëhere u fsheh diku gjeti një copë letër dhe e bëri aty nevojat personale. Pasi e mbështolli mirë e mori me vete duke menduar që ta hedhë në ndonjë kosh plerash. Por për fat të keq përpara i del një polic i cili e pyet:
-Çfarë e ka atë në letër? Shqiptari u zu ngushtë dhe nga e keqja e gënjen dhe i thotë se e ka (1paund është e barabartë me 1kg mish)1kg mish dhe që e kish blerë në një dyqan këtu afër. Do vini pak me mua në dyqan i thotë polici të shikojmë pak peshën, sepse ne jemi në mbrojtjen e qytetarit. Ashtu bënë, shkojnë në një dyqan mishi aty afër dhe e peshojnë, por pesha doli më pak se 1 kile .Ju lutem thotë shitësi shikojeni se ç’farë e ka? Se nuk ka mundësi unë jam i rregullt në peshë.E hapin letrën por ç’farë të shohin. Atëhere e marin shqiptarin në polici i hyjnë me dru dhe e bëjnë copë fare. Pas disa ditësh kthehet në Shqiperi dhe sapo hyn në shtëpi filluan njerzit ta pyesin:
-Po hë si ishte Amerika?Dëgjoni këtu ju thotë:
-Në Amerikë po nuk e bëre një kile të zhdepin dhe të vdesin në dru.

GRUAJA DHE DOKTORI

Një njeri fanatik i PD kur shikon zyra të PS thyen xhamat me llastik. Gruaja e tij e çon në një klinik që të shërohet nga kjo gjë. Pas një muaji në klinik, doktori i bën një test që shikoj si vete.
-Pa më thuaj i thotë doktori, sa vjeç je?
-35,i përgjigjet ai.
-Cila është gjëja e parë që do bësh kur do dalësh nga klinika?
-Do vete tek gruaja ime.
I çuditur doktori i thotë:§
-Bravo,dhe pastaj çfarë do bësh?
-Do t’i nxjerre bluzën dhe pastaj fustanin dhe sytjenin.
Më në fund do t’i heq mbathjet.
-Dhe pastaj thotë doktori?
-Pastaj do t’i gris mbathjet, do marrë llastikun nga mbathjet dhe do të bëj një llastik që thyej xhamet e zyrave të PS.!

NJË ANGLEZ I FTUAR TEK NJË SKOCEZ

Një Anglez është i ftuar në shtëpinë e një Skocezi. Kur fillojnë të hanë drekë anglezit i bënë përshtypje kjo gjë: Kryefamiljari ha me oreks dhe bisedon, kurse e shoqja tund vetëm kokën dhe nuk ha. Kur vinë shërbyesja që të sjellë pjatën e dytë, bashkëshortët ngrihen nga tavolina, dalin jashtë dhe pas pak rikthehen. Por këtë herë ndodh e kundërta. Bashkëshortja ha dhe bisedon, ndërsa bashkëshorti nuk ha, por tund vetëm kokën.
E njëjta gjë përsërit edhe për pjatën e tretë dhe të katërt. Kur vinë frutat dhe bashkëshortët kanë dalë përsëri jashtë, anglezi duke përfituar nga rasti pyet shërbyesen:
– Çfarë kanë këta? Çfarë është kjo sjellje?
– Çfarë kanë? Kanë një protezë që të dy!!!

Libri që keni në duar, të dashur lexues,  u shkrua me qëllim që t’ju shplodhë dhe njëkohësisht t’ju mësojë të qeshni. Do t’ju ndihmojë të largoni melankolinë nga shtëpia. Ju ruan nga shakatë e trasha, gojët e ndyra që ju dëmtojnë në mënyrë të pandreqshme. Për këtë u mundova të përkthej dhe të mbledh anekdota që jepen gojë më gojë dhe nuk kanë emër autori, me qëllim argëtimin tuaj, në këtë periudhë të vështirë që po kalon populli ynë, sepse. e qeshura është muzika më e mirë, “E qeshura të shton jetën”.
Thoma Duka

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.