PIKË SHIU nga Marjeta Musaraj

Marieta Musaraj

PIKË SHIU

Pik shiu do te bëhem,
Te lag butësisht trupin tënd.
Mbi qerpikë do të qëndroj,
Buzët të pikojnë lëng.

Kur të përpëlitësh qerpikët,
Pikë e shiut do të rrëshqas …
Si vesa mbi buzë do të qëndroj,
Si dallgë deti mbi rërë të thatë.

TINGUJT E ZEMRËS

Tingujt e zemres,mbrem i nisa ne pergjim,
Te degjoja henen,kur mblodhi yjet ne agim,
Dores time,i vendosa te miren pene,
Te mblidhte tingujt e zogjeve qe ciceronin mbi pem.
Ne pyllin e lindjes gjesdisa mbrem,
I hapa portate zemres me te bukren hene,
Shelegu Lotus varur deget ne hapsir
Une u shmallova me timen deshire.

PER TY

Nese ti beson qe dashurite vdesin,
Ti veten genjen,kurre s’ke dashuruar,
Prandaj ti s’kupton,se c’ndjej une per ty,
Se s’gjen dot nje fjale per ta emertuar!
Fjala “Dashuri” me eshte shume “banale”,
Nen masken e saj gjithkush eshte mashtruar,
Dashuria e vertete eshte ndjenje hyjnore,
Mos ma thuaj kurre,s’kam per ta besuar!
Vec kur t’ndjesh nje dite,ate qe ndjej per ty,
Kur fjalet nga shpirti ne “gryke”te te mbesin,
Kur te t’ dhemb Zemra ashtu si më dhemb mua,
Athere do besosh se dashurit kurrë nuk vdesin!

 

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.