PO PSE KAQ VONË nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

PO PSE KAQ VONË?

Po pse kaq vonë kur e dije që të prisja,
Në pyll dhe e fundit gjethe u shkund!
Këtu në qytet trafiku shkoi në tiltë
Dhe thonë se smogu do të bëhet më i butë.

Kështu thonë gjithmonë ata që vënë semaforë
Dhe ne që i thyejmë përditë, ne të gjorët.
Po ti duhej të kishe ardhur më shpejtë
Të më shpjegoje karnavalet dhe orët.

Prapë, dhe pse shkoi vonë, bëre mirë që erdhe
Siç e pe më gjete prapë duke të pritur
Dhe nëse shkon se prapë të bëhet vonë,
Unë vonë do të të shoh se më ke ikur.

Kështu ndodh gjithmonë kur ka semaforë
Dhe në që i thyejmë përditë, ne të gjorët.
Po ti bënë mirë që në mua vjen e shkon,
Në tiltë trafiku për karnavalet dhe orët.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.