POÇARI, KOKÇARI DHE ESKILI nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

POÇARI, KOKÇARI DHE ESKILI

-O Poçar! Pse s’pjellin pulat?
Poçari: – S’e kanë fajin pulat o Kokçar! e ka fajin Eskili.
-Ça më çan kokën ti, ore Poçar! Ç’hyn Eskili me pulat e mia?
-Hajde, hajde o Kokçarë, se hynë, – i tha Poçari.
-Pse?
-Eh more Kokçarë! Sepse Eskili hante vezët, mbretërit hanin pulat. Kur mbaruan të gjitha pulat, atëherë kuptuan mbretërit që ishte dinak Eskili, se duke ngrënë vezët, kishte mbaruar pulat e tyre.
-Po pastaj, o Poçar?
-E pastaj, o kokçarë!… Pastaj e dënuan Eskilin. Lanë vetëm shtatë vepra kundra tyre. Ja kështu edhe puna e librave të tu, o Kokçar!

MUZIKANTI I FYLLIT

Në një dyqan të këtij fillimshekulli një muzikant shkoj për të blerë një fyell. Tregtari i tregoi të gjithë fyejet që kishte. Muzikanti pasi i pa të tërë më vemendje, u kthye nga tregtari duke i thënë se nuk i pëlqente asgjë.
-Pse?- e pyeti i zhgenjyer tregtari, – këtu kush ka ardhur nuk ka dalë pa blerë fyllin. Dyqani im është firma më e mirënjohur në botë. Këtu ka blerë filani e filani…Madje edhe ai më famë t’ madhe si quhet se e harrova…
-Po, por unë e dua më sa më shumë brima.
-Pse?
-Po dua që kushdo me e kapë këtë fyll, të gjej dhe t’i bjerë brimës së tij dhe jo të tjetrit. Edhe ti,- shtoi dhe doli.

GALILEO E GIORDANO

Galileo Galileo, kur sheh Giordano Brunon në anën tjetër të planetit, në Gooel, e pyet:
-Mirë unë thashë se …E megjithatë ajo (Toka) rrotullohet…
-Po ti çfarë the?
-Unë thashë se jo vetëm ajo (Toka) rrotullohet, por bashkë me te edhe unë dhe ajo.
-Po ata çfarë thonë?
-Hiç, duan të më  shuajnë zjarrin që po digjen.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.