POEZI nga Bruna Gjoni Prevathi

Bruna Gjoni Prevathi

1.

Te huaj

Nuk te njoh më…
As hapat e tu nuk me dritherojne trupin ne ardhjet e tua.
Nuk ke më zë.
Kane mbetur te gjitha ne endrat e kota, ku luaje me mua.

Nuk te njoh më.
Mu desh pak kohe te njihja veten.
Duke te dashur ty!

2

Kur çmënden orēt..

Si kembana te vjetra katedralesh , rēnkojnë akrepat
Ecin.
Ulerijnē …
Dhimjen ua ndiej deri nē asht..
Janë berë njish me dhimjen time.

Ata ecin ….eci edhe une, 
E kërrusur si shelg i vjetēr…..
Lotuar motesh.
Duke parē sesi rrudhen ditēt pas cdo mungese
Duke parē sesi thinjen pritjet e gjata.

3

Mos më kerko!

Mos kërko të më shohesh!
Kam ikur bashkē me diellin …
Nuk do te perendoje.
Do te lind ne nje tjeter bote ku ka vetëm mengjese…

Mos mi kerko hapat.
As hijen nuk do ta le kujtim…
Do ti marre te gjitha me vete.
Do ti lexoje kur te kem nevoje per shiun.

Mos me kerko …
Zerin e kam mbyllur ne njeqind dryna.
Nuk dua te me degjosh.
Ne fund detesh kam derdhur gjithe oshetimat e dhimjes.

Mos më kërko …
Nuk dua te tjera plag të më gervishish ne qerpik.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.