POPULLI I QELESHËVE TË BARDHA nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

POPULLI I QELESHËVE TË BARDHA

1.
Shpikjet

-E mre Toskë çka ke ba tan shtatë ditët e javes nëpër arrat e toskanes tande të bukur?
-Bëra këtë, – i tha Toska, – duke i treguar  rrotën, “vetën e tij të drunjtë” nga trupi i arrës. – Po ti në gështenjërishtën tënde alpine?
-Unë bana kët, – i tha Gega, duke i treguar samarin e kalit.
-Ju, o popull, qysh mendoni? – pyeti Toska, popullin. Çfarë është samari para rrotës time? Kush mund ta mbaj një samar mbi shpinë?
-Ç’ka po na hyn në punë një rrotë? Kush ka shpikur tan shtatë ditët e javës një gja që na duhet, apo një gja që po na hyn në punë, o Popull? – pyeti Gega popullin.
Populli po kruante kurrizin si në rastin e rrotës së Toskës, si në shpikjën tjetër,  të samarit të Gegës. Mëgjithatë,  e zuri me shpikësin e parë, me Toskën.
-Je rrotë, – i tha populli Toskës dhe ja ngarkuan shpikjën e tij, rrotën e drunjtë të arrës në krah.
-Po ti Gegë, – pse e bërë samarin? – pyeti populli Gegën dhe, qe gati tija ngarkonte edhe atij samarin, si rrotën Toskës.
-Jaaa, – tha Gega, -nuk e bëra samarin as për ju as për vete, u ngrit me nxitim dhe ja vuri kalit… Kaq desh populli dhe e morën në krah Gegën, e vunë në kalë. Pastaj filluan te qeshnin me Toskën që mbeti me rrotë në krah.
-Prisni, – u tha Toska, – se kjo që thashë, – tha, – qe rrenë -qëmoti. Unë e bëra rrotën se desha të bëja  qerren dhe juve të gjithë, tu hipja në qerre… dhe ja, -ju tregoi ai qerren e mbuluar me kashtë.
-Ku janë kuajtë? -pyeti Populli Gegën.
-Kuajt i zini vetë, – u tha Gega.
Populli nuk e zgjati, por u turr me vrap dhe hipi në qerren e toskës, duke e lënë vetëm Gegën në kalin e tij.
-Ku po shkoni? – pyeti Gega Popullin?
Populli i lumtur që kishte zënë vend në qerrën e Toskës, filloi të qeshte me Gegën dhe shpikjën e tij.
-Tek, për tek, – i tha Gega Toskës, mbetur vetëm kalli në kalë, – ku po i çon?
-Çift, për çift, – tundi kokën Toska, në arrishtën time, të mbledhin grurë. Po ti, tek për tek O Geg ku po shkon kalli me kalë?
-Unë po shkoj në malë, të sjell gurin e mullirit për ta bluar grurin, por çift për çift, o Tosk, ta dish se  unë sjell vetëm Gurin dhe jo Ujin? Kush do ta sjell Ujin?
-E sjellim ne, – tha Populli.    …Dhe u vunë të dyve nga një qeleshe me borë të bardhë mali mbi kokë…

2.
Gruri dhe guri

Ndersa Gega shkoi me Vjosen për të marrë Gurin dhe Ujin në malë, Toska me njerëzit mblodhi grurin në fushë dhe po prisnin Gegen me Vjosën të binin Gurin dhe Ujin për ta bluar. Fusha e verës qeshte e larë në arë, në grurë dhe kashtë, ndërsa njerëzit qenë ndarë në dy e dy bashkë. Toska e dinte që Gega do të ja kallte dhe i tha popullit se qysh tija bënte i rrenë, Gegës, kur të vinte ky nga Mali.
Populli filloi të hidhte qyfyret e tij. Qeshte lozte me fjalë dhe shamatë.

Dikush thoshte se Gega me kalin dhe Vjosën do sjell borë. Disa thoshin se do sjell çaj, di sa të tjerë thoshin se do të sjellë kalin plot me gurë…
-Dëgjoni, – tha Toska, – unë di një gjë që ai do të sjell diçKa ma tepër se uji dhe guri, por ne duhet ta gjemë. Duhet të ndajmë grurin nga kashta, fjalët nga zhurma, pritjen nga gjetja.
Njerëzit u kthyen me fytyrë nga Mali dhe filluan të jehonin: -Gegë!  Çka po sjell?
-Le ta marrim kashtën, – u tha Toska – nga kavalet, ta bëjmë mullar.
-Pse? – i thanë njerëzit Toskes.
-Sepse ai do të deshte të ndanim grurin me njeri-tjetrin, ndërsa neve do të ndajmë kashtën.
Njerëzit ndan kashtën fije me fije midis tyre dhe ndërtuan secili kasollen e vete me kashtë.
Mbërriti Gega dhe Toskë e popull u mblodh për të parë se Çfarë kishte sjellë Gega me Vjosën…
Gega në njerën anë kishte ngarkuar gurin dhe në anë tjetër disa gurë. Vjosa tërhiqet një Ka … për dore.
-Çfarë solle Gegë? -pyeti Toska Gegën.
-Unë solla Gurin e Popullit, – tha Gega. Po ti çfarë bërë me popullin?
-Ja, – i tha Toska, siç e sheh, ata mblodhen gurin dhe unë ju ndava secilit kashtën. Po ti pse këta gurë të tjerë të vegjël, neve nuk na duhen?
Gega drodhi mustaqet.
-O popull, ju duhen gurët midis?
-Jo, – tha Populli, ne jemi për pushtimet. Ne duhet të puthemi dhe jo të grindemi. Populli dhe Toska filluan të qeshnin me Gegën.
-Po hipje vetë, o Gegë, në krahun tjetër, ose hipje të dashurën tende, Vjosën.
-I vura për anë, për kundrapeshë, – i tha Gega. Nuk i prura për ti venë Populli midis dhembësh, por për të bluar secili grurin e tyre…
-Ka lezet fusha mer Gegë!
-Burri nuk e bënë peshën e gurit, mer Toskë!
-E di mer Gegë…
-Unë të solla Kaun… Po ti pse i ke bërë ato kasolle me kashtë për popullin?
-Populli nuk rron në shpellë, mor Gegë!
-Po, por jo në kasolle pa zjarrë, mre Toskë!  Qysh thoni ju o popull, rrohet pa zjarr?
-Nuk ka ardhur koha të ndajmë grurin dhe gurin? – pyeti Populli si Gegë dhe Toskë.- Se ndryshe çfarë do të pjekim?…

3
Pytja dhe pergjigja

-O Popull i kam bere nje pytje Geges, se cila fiton, pyetja apo pergjigja?
-Edhe une i kam bere nje pyetje, o Popull Toskes, se kush prishet ma shpjet, Guri i Poshtem, apo i Epërm?
-Na jepni pergjigjet, tha Populli, per pyetjet e tuaja.
-Filloi Toska; unë shkova me qerre te mbledh gurë për të shtruar rrugët, mora të tërë gurët që qenë rrokullisur nga mali në fushë. Sepse mua më pëlqen guri i lirë.
-Unë shkova në malë dhe mblodha një kalë me gurë, të tërë me shenjë,- tha gega. Mua më pëlqen guri i vendit tem.
-Na jepni pergjigje per pyetjet, perseriti Populli.
-Unë, – tha Toska, – solla gurët me qerre për të mbushur rrugët.
-Gurët e mi me shenjë, – tha Gega, – u vlerësuan si më të mirët dhe ustallarët me ta shënuan rrugët.
-Po, – i tha Toska, – por njerëzit nuk shkelin mbi gurët e tu, por ne mes të gurëve të mi të lirë.
-Nuk janë të lirë gurët e tu, – mor Toskë, – sepse gurët e mi me shenjë i kanë rrethuar gurët e tu të lirë.
Populli: Na jepni përgjigjen.
Gega me Toskën u panë sy më sy, sepse Populli i kish venë me shpatulla pas murit pikërisht me pyetjet e tyre.
-Gega tha: -Unë po bej Lakun, ti Toskë, bëj si gjithmon Rrotën…

4.
Veza apo Pula

-O Toske, kush ka lidur me pare, veza apo pula?
-E mo Gege, pula. Nuk e di hala ti?
-Jo, i tha Gega, ka lindur veza.
-Jo tha Toska, mos ngul kom si mushkë, o Gegë, se ka lindur pula.

-Unë them të pyesim pulat mre Toskë.
-Pulat nuk e pranojnë se kanë qenë vezë mor Gege. Unë mendoj që ti ndajmë dhe ti hamë.
-Ke do të ndajmë dhe të ham të paren te voglën apo të madhen?

-Pulen, tha Toska. Gjërat e mëdhaja kanë rendësi ma tepër për tu ndarë.

Pasi ndanë dhe hëngërën, Toska pulen e vete dhe Gega të tijen, i erdhi radha vezes.
E thyen vezen. Moren veshjen e vezes e ben qeleshe. Moren të bardhën e vezes e bën mejegull dhe të verdhën e lanë pa ndarë.
-Në gjana të vogla, nuk përzihen gjanat e medha mre Toske.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.