PRANVERA nga Silvana Berki

PRANVERA

…dhe ja dielli shkëlqen përsëri dritares sime….
jashtë toka shkëlqen i gjithe kallkan,
i dëgjoj zogjtë lehtë tek më ftojnë duke cicëruar …
”jeta qiellore përsëri, ka bërë për ty një plan …

… nuk di si të flas me ty kitara ime,
nuk di si të këndoj pran teje përsëri …
e djeshmja, ah e djeshmja më ka vënë aq pranga
sa dua t`ju largohem … por dot, nuk di sesi …

… shkëlqen ky diell brënda xhamave ku jam mbyllur,
dhe gishtat e mi si fllad, i prekin telat e tu,
si të prekin flokët e pranverës së artë …
e me të të thurin … një dritare për Ju!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.