PSE MA PRISHE MENDJEN nga Delo Isufi Seraj

Delo Isufi Seraj

PSE MA PRISHE MENDJEN

Pse ma prish mendjen,
Ca e kam të prishur,
Mos për kokën tënde,
Se jam në të ngrysur.

Nuk dua që zemrën,
Ta lesh peng tek mua,
Dhe as zemrën time,
Peng ta lë nuk dua.

Mos ma prish mendjen,
Mos thuaj: “ të dua “,
Ca e kam të prishur,
Nuk dua të vuaj.

Mos për kokën Tënde,
Mos thuaj: “ të dua “,
Mos ma prish mendjen,
Do më vdesësh mua.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.