PSE MË FSHIHESH nga Petro L. Sota

Petro L. Sota

PSE MË FSHIHESH

Kur më vije, në rrugë të prisja,
Për çudi, si s’më erdhe mbrëmë,
Retë në qiell, për ty do i grisja,
Që ti të shihje, të bukurën hënë…

Qiellin do e ulja, si saç në tokë,
Që yjet t’i kapje, vetë me dorë,
Gjirin dritë, do ta mbushja plotë,
Me xixëllonja, edhe në kraharor…

Nuk më thua, çfarë të ndodhi,
Për ty meraku, të qetë s’më la,
Pritja e gjatë, sa shumë më lodhi,
M’u duk bota, si në mes u nda…

Në mes u nda, por ti ku mbete,
Në gjysmën tjetër, po të kërkoja,
Më, s’mbeti tokë, u mbyt në dete,
Mos vallë hyrje, në varkë si Noja…?

Ah, kjo vjeshta, qiellin e shkundi,
Dhe më s’u pamë, çfarë na gjeti,
Por unë kujtova, se ky qe fundi,
Si në tre ditët, kur i bë qameti…

Lartë po shihja, një qiell të zi,
Me shejtanër, dhe djaj në tokë,
Si Eva e zhveshur, po më rrije ti,
Me të gjitha frutat, por s’i haje dot…

Se atë gabim, me buzët e tua,
Kurrë s’do të lija, por do të flisja,
Atë mollën tënde, ma jep mua,
Që vetëm unë, për ty të vdisja…

Vdis më thoshje, se shumë të dua,
Çdo ditë te varri, do të më qaje,
Por unë s’do i shihja, lotët e tua,
Që si pika shiu, varrin do e laje…

Dhe ashtu i vdekur, unë do të doja,
Por tani më shumë, që jam i gjallë,
Në ëndërr të shihja, ty po të kërkoja,
Po pse më fshihesh, mua ti vallë?

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.