PUSHTIME SHQIPTARE nga Shefqet Sulmina

Shefqet Sulmina

PUSHTIME  SHQIPTARE

Pushtimet ne shqip kanë kuptime të ndryshme. Ka kuptim psh kur kërkon të puthësh një grua, e cila herë hyn në mbrëmje, herë hyn në dritë, herë hynë në blu dhe herë hyn në të kuqe… Fjala pushtim nuk ka ndryshuar në gjuhën shqipe edhe kur armiqtë na kanë pushtuar. Është e çuditshme! Çdo fjalë tjetër nuk do të hynte si fjalë e gjuhës shqipe, edhe kur është fjalë jo për pushtim gruaje, por për pushtim tërritori, apo… gjuhe. Kjo te kujton Erodo’tin dhe Ero ti’ken.Rrenja katrore e puthjes. Kjo tregon se gjuha shqipe ka lindur para pushtimeve të popujve, ose robërimeve të tyre. Ka lindur në kohën kur pushtohej një grua që puthte një burrë. Po të përmendim edhe fjalën italiane “invazo – i”. Kjo do të thotë se gjuha shqipe ka lindur edhe para se të fillonin “invazot” e popujve, trojeve dhe grave. Nëse fjalën “invazo, invazoi” do ta mbështetim në shqip, do të thotë ta vëmë në në vazo një popull, një gjuhë, një vend, ose një grua! Po pse? Cili është shkaku? Mos shkaku është se në shqip çka flasim tregon truall, tru, dhe Shqipëri!!!? Fjalën “vazo” e ka fjalori shqip dhe në të mbillën lule. Kështu nëse ne do ti ndanim në dy kategori invazuesët e Shqipërisë, unë besoj se bëjmë gabim. Sepse pushtuesi do të kishte vetëm një emër në kohë të ndryshme dhe emruesi i tyre i përbashkët do të ishte “Vazoja”. Thjesht, si otomanët dhe nazifashistet ishin pushtues të Shqipërisë. Prandaj 28 dhe 29 nëntori është festë e Shqipërisë për pushtimin dhe deshbërjën e saj në “vazo”!!!. Ky është kuptimi më i bukur i dy festave të mëdha të nëntorit: Pushtimi Shqipërisë nga pushtuesit. Apo ishin adhuruesit e saj të çmendur derisa kërkonin robërimin e saj të nemur? Dashuri, apo çmenduri? Dashuri dhe çmenduri të tilla vetëm populli shqiptar, i vetmi popull në botë, që mund ti pushtoj pushtimet e tij… Gëzuar pushtimet popull pushtues shqiptar!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.