QELBËSI nga Ymer Nurka

QELBËSI
(fabul)

Një ditë, nën hijen e një shtogu,
Teksa flinin mbi ca thekër
Macen, akuzon maçoku
Se ka shkuar me një tjetër:

-Vërtet nuk shoh, sepse jam qorr
Por mos kujto se po ma hedh
Se unë e di me cilin horr,
Ma ke dredhur dhe ma dredh.

Mendon tjetra ngusht’ e zënë:
-Thua bufi është spiuni
Thua pula ti ketë thënë
Cili pra, më pa tek lumi?

Të jetë çerri bashkë me galën!
Mos ndofta një milingonë,
M’u në vesh ia solli fjalën…?!
Ndërsa maçi prap vazhdon:

-Më tradhëton me qelbës horrin
Dhe me mënd kërkon spiunin
Që më njoftoi mua qorrin.
Dhe harron, harron parfumin…

Thotë një bletë duke zukatur:
Eh, maçoku qorr, i mjerë
Një qelbës, ai paska nuhatur…
Po sa të tjerë që s’bien erë?

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.