QERSHITË PIKOJNË nga Fran Ukcama

Fran Ukcama

QERSHITË PIKOJNË

Qershori i bukur, i bukur blerim,
qershitë pikojnë, komçat këputen,
pranverë në ndezje, diell përvëlim,
të rinjtë dalldisur, ngjeshen – puthen..

Mbi një kodrinë pikojnë qershitë,
si dashuritë që shpërthejnë, nuk tuten,
mbi bar kokërrat syzeza ndrijnë,
baticat e cicave, i shkoqin pullat..

O stinë dashurie, o himne jete,
o brez që pranverat qejf i shtrydh,
romancat e bukura, nuselalat e herme,
ma shtypin shpirtin, ma kthejnë në musht!

 KEPUCË TË REJA…

Te pragu i shtepisë, ku përplaset era,
Ku çelsi është ndryshkë, çngjyruar dera,
Një palë kepucë të reja mbi prag i gjeta,
Oh kush m`i fali! Oh t`u rritë ndera!

Oh kush m`i solli n`Ditën e Pashkës,
Shpirti merr zjarr m`del drita e flakës,
E bredh symbyllazi në shtigjet e andrrës,
Qejfin sot u bëj shputave të këmbës…

Sot nën këmbë e kam venë Globin,
Me këpucë të reja e gjezdis trollin,
për këtë dhuratë në qiej lus Zotin,
me ujëvara gëzimi, plot kam krahnorin..

Sot n` udhtime kaloj dhe Kolombin,
Kaloj Magelanin, e shtrydh edhe globin,
bëhem erë mbi male e kapërcej borën,
shkëmbenjve u hyj, i thyej e s’lodhem.

PËR MALIN

Për malin, shkamb e kam mallin,
dhimbat s` po m` ndalen, as ditën as natën,
andrrën dhe zhgandrrën
si i ftohti për zjarrin, si djali për babën,
për shkambin mal e kam mallin!

DEH MOJ ZANË QË SHKUND QYTETIN!

Deh moj zanë që trand qytetin,
mes dy cicash rob ke diellin,
si bostane t` fryra gjinjtë,
djemuria çmend për ty,
në vrella ndjenash ti i mbytë!!

Deh, skofnare, në savane,
zebra e bukura mesdhetare,
i kall flakën detit në plazhe,
djemtë mahniten, çadrat n` kashta,
ç `të ka fal zoti i nxjerr përjashta!!

Tuten detit peshkaqenet,
dallgë ti ngre me shtatin tend,
cunam n` zemra shkambit gand,
yjet nalt i len pa mend,
resorset tua gjithë shend..!!

Deh dardane zbritë në brigje,
arbenore, gene ilire,
djemve ua ua bën me hile,
syrin shkel rrufe në shtigje,
si gjarpnushë tej reve fshihe!!

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.