QYTETI, NJERIU DHE QENTE nga Aleksandra Pasko

Aleksandra Pasko

QYTETI, NJERIU DHE QENTE

Po ecja pak shpejt, pasi kish filluar te erresohej e doja te arrija sa me pare ne shtepi. Rruga qe te con per ne apartamentin tim ndricohet vetem nga nje llampe, por mjaft e fuqishme.
Nga pas degjova disa hapa qe me ndiqnin. Edhe pse nuk jam fare frikacake, instiktivisht shpejtova hapat. Edhe hapat pas meje u shpejtuan dhe nje burre jo fort I gjate i veshur mire mu gjend fare prane.
-Me leje?-Me tha pak i ndrojtur.
-Urdhero shok. Flisni!
-Si jeni zonje?
Mire faleminderit. Urdheroni.
-Gezohem!,-Ketu banoni?
-Po.Ne pallatin pak me tutje.
-Perse me ndaluat zoteri?
-Eee! Po me vjen zor t’ua them.
-Po a me ndalove per dicka?
-Po, sigurisht,- tha duke belbezuar.
U cudita dhe te them te drejten me shkoi mendja…Por prap nuk me besohej. Me dukej mjaft serioz per te bere lojra ne kete moshe.
-Vija re se shpesh me bisht te syrit shikonte nga prapa, sikur e trembte dicka, ose sikur e ndiqte dikush nga prapa.
-Hej zot! Cte jete ky njeri? Pse rri keshtu I trembur? Cte kete valle?
-Fol more zoteri, ose vazhdo rrugen!,-i thashe pak me inat.-Fol pra, ose hajt ,naten e mire. Opo ky!
-Mos qesh zonje kur ta them, por une kam hall…
-Hajt pra, thuaje hallin, se sic duket e paske hallin te madh,- e ironizova me qellim.
-Kur kam qene I ri,me jane sulur nje tufe qensh dhe me kane kafshuar aq shume sa kam qendruar gjate ne spital.Q e athere une i kam frike shume qente, por me duhet te shkoj atje ku jam nisur se s’ben, -tha disi I turperuar.
-Ha ha ha haaaa qesha me te madhe. Nuk munda ta permbaj gazin. C’kisha menduar une e c’fare halli paska pasur i gjori. Per ta koregjuar disi gabimin I thashe me humor:
-Mos u bej merak. Nuk te ha qen ty pa me shqyer mua perpara hahaha,-qesha prape. A sa keq qe e kam me kete te qeshur. Kur me ze, nuk e ndaloj dot. Dhe me e keqja eshte se sa me shume dua ta ndaloj aq me shume me qeshet.
-Me fal zonje, po me vjen zor, por prej hallit e kam.
-Ha ha ha… vazhdoja gazin une,-Mos pac hall tjeter, se kete ta zgjidh une!
Pa mbaruar mire fjalet te kthesa del qeni I komshies ,nje qen I madh dhe nje tjeter me I vogel, por mjaft tinzar.
-Qente,-tha dhe mu afrua fare prane.
-Ik Miska, ik, …Ik Lapi, iiik! Une doja t’i largoja, por ata akoma me shume afroheshin dhe lehnin me te madhe. Sa me shume trembej zoteria , aq me shume lehnin dhe skermiteshin qente. Fillova te kem frike edhe une ‘’trimja’’. Tani zoteria me kishte kapur prej krahu dhe me ishte rrasur, si te ishte femije i vogel. Kapa nje gur, dhe sa ma pane qente gurin vrapuan me te katra.
-Ti je heroine! Ti je femra me trime qe kam pare! Ti je burrneshe! Te faleminderit! Me shpetove! sonte!
E kaloi rrugicen pothuajse me vrap pa e kthyer koken prapa asnjehere.
Une nuk qesha me. Ai kish te drejte te kish frike qente. E kish pesuar njehere dhe mund ta kishte persuar edhe sonte. Qyteti se pari duhet te jete i njerezve e jo i qenve. Ne vend qe qente te kene frike nga njerezit, kane frike njerezit nga ata. Jane bere shume dhe qendrondrojne ne kope. Femijet nuk dalin as deri tek dyqani per te blere nje akullore, te moshuarit dhe invalidet jane me te sulmuarit, njerezit me bicikleta vrapoje me gjak te ngrire mos hasin ne nje kope qensh. Shpesh degjojme emisione ne mbrojtje te qenve te rruges.
Perpara se te mbrojme te drejtat e kafsheve, duhet te mbrojme te drejtat e njerezve.Qarkullimi ne rruga e rrugica eshte bere I frikshem dhe I rrezikshem.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.