Rakela Zogu

Rakela Zogu

Portret


Kam njohur një burrë, që rinte i heshtur.
Thithte puro i veshur në gri.
Ngadalë belbezonte një këngë të vjetër,
Me emrin e dashur,që mbante në shpirt.

Me tej ish një vajzë e magjepsur që s’ikte.
Afrohej, largohej, sa herë binte shi.
Ai lundronte në varkën e vjetër,
Me valën e ikur bënte dashuri.

Askush s’kish mundur ti hynte në zemër.
Ajo veç ajo, që s’kishte kure kthim.
Qëndronte tek muri i tij e s’levizte.
Dhe c’faqej sa herë e sillte ai..

Ish bere I bukur, me trishtimin e djeshëm.
Me atë dashuri, që së pati kure pranë.
Me kot vajzë e brishtë I zgjonte ujvaren.
Në varkën e tij, nuk bëhej dot valë.

****
Zgjim!
Bie mbrëmja, ti s’je.
E di, ske për të ardhur me kurrë.
U gezova një çast, në të djeshmen ender,
Në zgjim me humbe si dikur…

****

Ndarje! (dimërore)

Dimri e ngriu lotin.
Sytë, pa qerpikë e rrjedhë uji nuk ‘qajne..
Mbetur te verbër, prej heshtjes shkarpe.

Pritja e shembi mallin, të vetmin udhëtar.
Mungesa vallëzon, në pistën e kujtimeve.
Veshur zhgënjim, këmbëzbathur zjarr..

Në valsin e saj, unë dhe ti.
Spektatorë lakuriq, përqafuar ndarje.
Nesër, ndoshta ortakë të ditëve vetmi.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.