REFLEKSIONE… nga Shefqet Deliallisi

Shefqet Deliallisi

REFLEKSIONE…
Që vazhdojnë të mbeten vetëm refleksione…

Nga Shefqet Deliallisi

Këto refleksione kanë filluar që në korrik 2013 …dhe vazhdojnë, me shpresë se diçka do ndryshojë, por që vazhdojnë të mbeten thjeshtë vetëm refleksione….

“MBRETI LAKURIQ”

Gjithë çfarë po ndodh dhe rreagimi më kujton përrallën e Andersenit “Mbreti lakuriq.” Të gjithë e shohin mbretin lakuriq dhe shumë vazhdojnë të thonë : “sa bukur qenka veshur !
Kush guxon të shprehë mendimin ndryshe linçohet.
“Sëmundje” e vjetër kjo nga mungesa e demokracisë në vite. Duhet t’i kujtojmë atyre që “gjykojnë bardh e zi” se janë jashtë kohe. Kur humb e drejta për të qenë të ndryshëm, humb e drejta për të qenë të lirë.
Duhet të shpejtojnë për të ndryshuar. Ndryshe të gjithë do jemi të humbur..

ÇDO FJALË KA PASOJA. ÇDO HESHTJE GJITHASHTU !

Të flasësh apo të mos flasësh, kjo është çeshtja. Nëse flet, të flasësh para, apo të flasës pas ?! Të flasësh para, keq : “ Tani e gjete, para ‘betejës’? Po bën lojën e kundërshtarit”….Të flasësh pas, keq: “Tani u kujtove t’i ? Pas ‘pilafit” Pse s’fole përpara ? Trim pas beteje bëhen të gjithë”…
Të mos flasësh fare ? Përsëri keq. Gjithçka mbetet keq, siç ishte, madje bëhet më keq!.
Të përplasësh duart sikuar asgjë s’ka ndodhur ? Keq e më keq !
“Qingji urtë pi dy nëna” thotë njëra pjese për ata që s’flasin dhe presin kush do fitojë. Ndërsa “skllevër e bij skllevërish”i cilson pjesa tjeter, apo “qen të rrahur që këlyshë” të tjerë…
Të flasësh ? Kur të flasësh ? Apo fare të mos flasësh ? Apo të brohorasësh ?
Kjo është çeshtja!

PSE SHITET KAQ LEHTË VOTA ?

Nje shkak sipas mendimit tim : diferenca ideologjike në mes dy kampeve(e majtë e djathtë) ka shkuar drejt zeros. Në sytë e njerëzve, të dy palët duken një. Tashmë njerëz të de- motivuar, të de-idelizuar … e shesin votën pa vrasje ndergjegje, të tjerë lehtësisht abstenojnë.
Politika “s’ka rëndësi ngjyra”, mjafton, të marrim vota të majta, se të djathtat i kemi në xhep” apo jemi “parti e të gjithë popullit”….praktika tregoi se njerëzit nuk janë thjeshtë numra..

NJË ANTAR NJË VOTË…

Shumë demokratike ! Por, për vende vërtetë demokratike. Një antar një votë nenkupton një antar të vërtetë, jo një klient që voton. Ndryshe “Një antar një vote” nuk është gjë tjetër veç një “gjethe fiku” për të mbuluar manipulimin. Dihet që “strukturat” partiake sajohen në funksion të atij që përgatitet për tu zgjedhur kryetar i partisë, mbasi siç dihet janë pikërisht votat e tyre që do zgjedhin kryetarin, por jo vetëm. Mbi bazën e votave të tyre ngrihet gjithë piramida partiake. Këta njerez në shumë raste mediokër nuk krijojnë shpresë dhe besim, i mbajnë larg njerëzit me vlera. Ky është një nga shkaqet që njerëzit e duhur ngurrojnë të afrohen, të jenë aktivë. Kjo frenon hapjen e politikes.
Me pak fjalë është ulur “steka” shumë poshtë. Përzgjedhja kolegjale e ndershme mbi kritere të përcaktuara nuk funksionon…

PYETJE

Pyetje : Partitë janë të Antarëve, apo të Kryetareve ?
Pyetje : Deputetët janë të Popullit, apo të Partive ?
Për sa kohë Antarët dhe Populli konsiderohen thjeshtë numra, edhe Demokracia është thjeshtë ” sa për numër” !

GJENERALE PA USHTARË

Turra-vrapi për t’i vënë çdo humbje kapakun vetëm zgjat agoninë…
Për fat të keq “Ushtria” përgjysmohet.
Nuk duhet të vazhdojmë të fshehim kokën si struci. As të lajmë duart si Ponc Pilati…
Gjenerali pa ushtri s’kanë asnjë vlerë !

DORHEQJA

Institucioni i dorheqjes takohet që në fillesat e shtetit shqiptar. Politikanët e kulturuar dhe fisnikë Mid’hat Frashëri më parë, dhe Ismail Qemali më pas, kanë dhënë dorheqjen nga ministër dhe kryeministër që në vitin 1913.
Politikanët sot kanë hequr- dorë nga dorë-heqja…
Aktin civil të dorheqjes, normal për çdo vend normal demokratik, e konsiderojnë “kapitullim para armikut…”?!

DILEMA E VJETËR…

Që në fillimet e shtetit shqiptar te intelektualët dhe njerëzit e ndershëm ka egzistuar dilema : të përfshihen në politikë apo t’ja lenë këte punë të tjerëve.
Duhe lexuar ditarin, e parlamentarit Britanik Aubery Herbert, mik i shqiptarëve, që më 13 shtator 1913 ndodhej në Shqipëri, më tërhoqi vëmendje një paragraf ku flitej për konfliktin politik që egzistone mes shqiptarëve….
Parlamentari Britanik flet për një bisedë me Mehmet Konicën, vëllai i Faik Konicës, intelektual i shquar, vite më pas dy herë ministër i jashtëm i Shqipërisë.
“ Biseduam me Mehmetin – shkruan Herbert- për politikën në përgjithësi, dhe nëse është mirë që njerëzit e pastër të përzihen me maskarenjtë, apo këta të fundit të lihen të sundojnë vendin për qejfin e tyre.”…
Dileme e vjetër, por aktuale….

DON KISHOT APO SANÇO PANÇO…

Don Kishoti, një kalorës i supozuar, endet duke u përpjekur të jetë kalorësiak. Të tjerët qeshin me të, dhe Sanço Panço praktik, me “këmbë në tokë”…
Ndonjëherë figura e Don Kishotit më duket si një karikaturë e përshtatshme e asaj që përpiqem të bëj. Por, ka dhe një këndvështrim ndryshe për Don Kishotin dhe donkishotizmin, sipas të cilit ne kemi nevojë për idealizmin e Don Kishotit ëndërrues, dhe pragmatizmin e Sancho Panços.
Nuk është keq të ëndrrojmë diçka më të mirë. Por, njëkohësisht duhen ndërmarë dhe hapa pragmatikë për ta arritur atë.
Ka ardhur koha për ta marrë seriozisht politikën, para se njerezit ta hedhin atë në koshin e plehrave…. Simptomat tashmë janë shfaqur : revolta populiste, prishje dhe mosfunksionim i demokracisë në shumë vende, duke e futur atë në një periudhë kaosi politik dhe paqëndrueshmërie.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.