REKUIM PËR MINATORËT E BULQIZËS nga Pandeli Koçi

Pandeli Koçi

REKUIM PËR MINATORËT E BULQIZËS

Ai që nuk ka provuar të ftohtit e Bulqizës,
nuk e di ç’do të thotë të vdesësh nga të ftohtit.
Ai që nuk është futur në galeritë e kalbura të Bulqizës 
nuk e di ç’do të thotë vdekje në errësirë,
ç’do të thotë të lësh në shtëpi fëmijët zorrëtharë
(që nuk dinë t’i luten as perëndisë)
dhe të fluturosh në purgator për të pastruar
mëkatet e krimet
e pushtetarëve dhe të biznesmenëve kusarë legalë
që akuzojnë njëri-tjetrin për hajni.

Minatori si alkimist i mjerë nuk arrin
ta shndërrojë kromin në bukë.

Çdo javë TV-të njoftojnë shpërfillës vdekjen
e minatorit të radhës në thellësi të tokës që e lindi.
Unë nxitoj të ndërroj stacionin, por në ekran
më shfaqet një “lider” ose më saktësisht bythëheqës
që thotë vetëm “të vërtetën”.
Pastaj një stacion tjetër: Reklama verbuese
të qeshin paturpësisht në fytyrë, pastaj parajsa
e zbritur në këtë mbitokë tragjikomike,
pastaj vipa pa emër të “Big Brother”-it
që shkërdhehen në ekrananin e TV-së.

Minatorët zbresin e ngjiten përditë në ferr
dhe ferri i gëlltit një nga një.

Dhe ti as qan as qesh dot
vetëm masturboe duke parë miss-et në I-pad dhe
hesht

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.