REPERTOR DASHURIE nga Edmond Shallvari

Edmond Shallvari

REPERTOR DASHURIE

Kur i hap e dashur sytë
Më hap zemrën, më mbyll trutë
Kur i hap buzët e njoma
Më fillon të m’thahet goja
Kur më jep të parën puthje
Më hap shtegun për më tutje
Kur kërcen sisa sutjenës
Si të jem n’koncert të Vjenës
Filloj valsin e Danubit
Dhe rrëshqas magjisë së trupit
Në finale duartrokitjet
Më kujtojnë përsëritjet
Për respekt të spektatorit
I shtoj pjesë repertorit.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.