RETË E ATIJ MËNGJEZI… nga Enrieta Sina

Enrieta Sina

RETË E ATIJ MËNGJEZI… 
-tregim-

“Sot qënka një ditë me re, pothuajse pëshpëriti nga shtrati Letisja. Si thua shpirt, shkojmë në Nju Xhersi…Më pëlqen natyra aty, më pas në Atlantic City..Oh. çfarë mrekullue është kur të shtyjnë zezakët në karocë, sikur të ishin kuaj…Ajo nisi të përkëdhelej duke hequr nga trupi këmishën e natës ngjyrë vjollcë.Xhemi nuk foli.Doli në koridor.Duke qëndruar përballë dritares hodhi sytë nga e ëma.Ajo kishte pak ditë që po pushonte në shtëpinë e të birit..
“Si thua mami? Ty të pëlqen bregdeti…Është me të vërtetë shumë bukur…Tek dera u duk Letisja duke vështruan tashmë flohtë përrreth.Dukej e shpërqëndruar.
“E di, tha shkurt ajo.Kam qënë tre-katër herë aty.Më pëlqejnë pulëbardhat që ulen mbi valë..Edhe lokalet e shumtë janë të bukur dhe të lirë..Mund të blej dhe dhurata për mbesat…Letisja po shikonte herë njërin dhe herë tjetrën…
“Kur paskeni qënë?, pyeti duke qëndruar mbi dy këmbët disi të hapura, sikur të niste një garë vrapimi, në atë mënyrë pothuajse të turbullt dhe mosbesuese.
“Para katër vitesh, kam qënë aty me miqtë e mi Telon dhe Dritën.Ata banojnë në Nju Xhersi, por një të diel erdhën dhe na morën…Sa jemi kënaqur atë ditë…
“Shëtite me karocë?, pyeti Letisja.
“Jo, sepse nuk më duket e drejtë..Nuk i shikoj dot njerëzit duke shërbyer në atë mënyrë…Madje më kujtojnë filmin “Skllavja Izaura”.
“Këtu s’kemi asgjë të përbashkët..Mua më duket e drejtë, madje ndihem shumë mirë që për të plotësuar kënaqësitë e veçanta të vihen njerëz në dispozicion, shtoi nusja duke lëpirë me gjuhë buzët e holla të kuqe.
I biri nuk foli.I dha një buzëqeshje të ftohtë dhe u tha të bëheshin gati shpejt sepse koha kalon dhe duke diskutuar nuk do të arrinin të shijonin asgjë.Jashtë të merrte shikimin gjithë ai gjelbërim shpërthyer pothaujse njkëherësh ato dy javë.
Nusja e re iu ngjit si rrodhe pas trupit Xhemit dhe nuk pushonte duke i deklaruar fjalë dashurie.Aneta qëndronte në krah të tyre.Vuri re se nusja shpesh tërhiqte me forcë parakrahun e Xhemit, duke i kthyer në një farë mënyre krahët vjehrrës.Hynë në stacionin e trenit dhe prej aty iu drejtuan stacionit të autobuzave që ishte pak metra më larg.
“Paska njerëz, tha Aneta.
Ata nuk dhanë asnjë mendim, por kaluan përpara për tek sporteli.I biri bleu biletat vajtje-ardhje dhe kaloi para duke qënë tashmë përdore me Letisjen.Duke pritur, aty para autobuzit të madh që sapo kishte mbritur në stacion ata po putheshin.Të tjerët shikonin jo kënaqësisht. Aneta iu afrua portës së sapohapur.Hyri përpara dhe zuri vend me një nga gratë zezake që i buzëqeshi miqësisht.Në një stacion të dytë, kur u hap dera, hyri një vajzë që tërhoqi vëmëndjen e pasgjerëve.Ishte veshur krejt ndryshe.Si hipi-të.Letisja i buzëqeshi dhe kjo i dha shkak asaj të afrohej nga krahu i djathtë i sediljes së tyre.Vajza trupmadhe(përveç veshjes kish bërë një tualet si kllaun) i përshëndeti Letisjes dhe Xhemit në gjuhën e tyre.Aneta nuk po u besonte syve.I biri kish hyrë tashmë në bisedë mes të dyjave.Aneta u ngrit nga vendi, ndërkohë pa me bisht të syrit se si Letisja po puthte fytyrën e Xhemit duke ia marrë me të dy pëllëmbët e duave.
“O Zot!, mendoi Aneta.Nusja e djalit tim qënkërka e marrë.Si mund të sillet kështu në public…Ndofta e bën për mua.Mendon se unë jam një vjehrrë xheloze..O Zot më fal…Si munda ta pranoj këtë vajzë të kapërcejë pragun e shtëpisë.Ndërsa Aneta u ngrit për tu ulur në një vend tjetër, diku në fund ta vagonit, Letisja bërë një zgërdhitje të neveritshme aq sa dhe vajza trupmadhe po e shikonte habitshëm.Xhemi u përmënd.
“Mami, ku shkon…?
Ajo nuk u përgjigj.
“Lëre..E di unë pse bën kështu ajo..Nuk më do mua..Lëre shpirti im..
Tashmë Aneta ishte ulur në sediljen e fundit dhe po vështronte natyrën.Pas pak, ajo ndjeu hijen e dikujt që ishte afruar.
“Mami, pse vepron kështu…Letisja është e mërzitur,ndihet keq…
“E di, tha ajo prerë.
“Po atëhere..?!
“Nuk më pëlqejnë ato skena në public…Shiko rreth e përqark.Përveç ju të dyve dhe vajza klloun, s’ka asnjë tjetër të sillet kaq poshtërisht..I lini skenat erotike për në shtëpi..Djali në fillim u zverdh, pastaj kthehu kokën nga e shoqja që e shikonte me bisht të syrit..
“Kështu është ajo..
“Dhe ti e pranon sjelljen e saj..
“Jo, por kur i hipën në kokë nuk dua ta mërzis…E mira është ta njoh më mirë jetën këtu, në Shqipëri është ndryshe.
“Si është morali?!Nejse, nuk ka ç’më duhet sepse po lodhem nga këto…palaçollëqe…Aneta shkëputi bisedën dhe të dy po heshtnin një çast.
“Ktheu, mos e lërë në bisedë me atë klloun, se kushedi.Mund të përfundoni dhe në polici, i tha e ëma..
“Çfarë thua?!, bëri një buzëqeshje të vakët i biri.
“Po, tha e ëma e vendosur, sepse vetëm ju po silleni ndryshe…Mesa duket…keni nevojë për shumë liri…Dhe u mblodh pothuajse brenda vetes duke u mbështetur në dritaren e xhamtë.
Më në fund nusja nuk duroi.I thirri gati me tërbim Xhemit se nuk duhej të merrej me të ëmën dhe se kishin dalë për qejf atë ditë pushimi…
“Hajde mor burrë dheu..Nuk e kupton se nëna jote është xheloze? Tërbohet..Është plakur tani dhe më shikon mua që jam si yll…Ka dhe nëna të tilla…Aneta e vështroi duke i përqëndruar sytë në sytë e saj gati të egërsuar.”Duhet të jetë e sëmurë”, mendoi ajo.Ndryshe si mund të sillet në këtë mënyrë…
“Mami, kur të jemi në stacion, do të them..Nuk bën mirë të debatosh me Letisjen…Ajo e tillë është..dhe nxitoi për tek e shoqja.
Hera-herës Aneta shikonte me frikë nga ata të tre.Më parë një pasagjer u kish bërë vërejtje që flisnin me zë të lartë dhe ata sikur e tërhoqën perin e zërit pak nga pak deri në gjithë atë shpërthim.
Po ecnin të tre pas grumbullit të njerëzve që po kalonin për në bregdet.Letisja përpiqej të bënte tre-katër hapa para me Xhemin duke e lënë Anetën mbrapa.Nga larg dukeshin një numër i madh pulëbardhash.Aneta po i shikonte me dashamirësi.Le të humbiste atë rëndesë mbi ato valë dhe zhurmën e këndshme që krijon në përplasjen e krahëve pulëbardhat.Ato uleshin mbi sipërfaqen e ujit dhe larg në ajër dukej se si shkundnin krahët dhe këmbët…U dëgjua zëri I lartë i Letisjes:
“Shiko sa bukur, Xhemi, shiko sa bukur.Sot paska tre karroca.Me jep dhjetë dollar të thyera se nuk kam.
Ai diçka i pëshpëriti në vesh por ajo u vërejt në fytyrë dhe i doli përpara.
“Ti e di që më pëlqen.E pse nuk duhet të eci sot me karrocë..Ngaqë është mami yt…?Të gjithë në një farë mënyre shfrytëzojnë punën e të tjerëve…Pse nuk ndodh kështu, gati sa nuk i bërtiti Anetës.”Ja psh, ti nuk do të vije këtu nëse nuk do të dëshironim ne…
“Dhe ti nuk do të ishe nusja e djalit e papunë dhe kaq ….Ke të drejtë, ekziston shfrytëzimi.Por jo tek unë…Nuk e kam lënë veten të diskutohem..Por ti më mirë se sa të shprehesh kështu mëso të thuash diçka më njerëzore dhe familjare…
“E shikon, i bërtiti ajo Xhemit.Të thash që të vinim vetëm ne të dy..Duroje tani, moral, mos u puthni në tren, moral, nuk bën mirë të kërkosh të të shtyjnë në karrocë..moral, moral, moral…Hë, hungëriti ajo duke rrëmbyer atë dhjetë dollarshin nga dora e Xhemit dhe duke nxituar për tek zezaku që priste pasagjerë për t’i shtyrë me karrocën e zbukuruar, ku vet zezakët trupmëdhenj, mbanin pozicionin e kalit.
Xhemi nuk dinte se si të sillej..Nusja kish hipur në karrocë duke vendosur në kokë një kapele kashte të bardhë.
“Shko, i tha Aneta të birit.Mos e lërë vetëm…
“Jam shtuar në peshë dhe nuk më pëlqen… tha ai shkurt.
“Po ju pres në portën e madhe , gati bërtiti Letisja dhe po qeshte duke ngjeshur kapelen pas koke dhe hedhur vështrimin nga bregdeti , atje ku pulëbardhat ishin shtuar dhe “bisedonin” me gjuhën e tyre me njëra-tjetrën.
I biri po ecte për tek porta ku i kish thënë e shoqja dhe Aneta ishte e detyruar t’i shkonte pas.Një çast ajo pa një stol të drunjtë pa njeri dhe u ul aty.
“Çfarë bën?!, pyeti jo qetësisht i biri.
“Nuk kam fuqi ta ndjek nusen pas.Mua më keni këtu.Po shikoj pulëbardhat…po shlodhem..Kur të bëheni gati për tu kthyer, më bëni një telefonatë dhe eja më merrni..Mos harro, jam nëna jote..
“Kjo s’bëhet, tha i biri.
E ëma e shikoj në mënyrë qortuese sikur t’i thosh që nëse ai kish nisur një vrap pas të shoqes, ajo s’ishte e detyruar dhe se në jetë nuk kish lejuar kurrë një sjellje të tillë.
“Po shkoj ta marr dhe po vijë…
Ai po nxitonte rrugës për tek Letisja.Tani karroca ku ajo kish hipur duket nga larg si një pikë e hirrtë e turbullt.
“Epo kjo, mendoi Aneta..Cila nga vajzat e mia do ta kish bërë?Ç’bëhet kështu me të?Sa ishte në Shqipëri më thosh se ne shpenzonim shumë për gatime dhe se duhej të kurseja.Këtu..këtu sillet krejt ndryshe.Është e tillë apo kërkon të më mërzisi mua?Dhe është nusja e djalit…Lotët po i mbulonin sytë dhe faqet..Një egoizëm dhe cinizëm të tillë të shfrenuar nuk do ta mendonte asnjëherë.
Kish kaluar rreth një orë kur pa në asfaltin e gjërë një shoqen e saj me dy mbesat përdore.
“Aneta, thirri e para ajo.Po ti këtu..Sa kohë ke që ke ardhur në Amerikë?Gruaja, ish shoqe e gjimnazit nuk po pushonte së foluri dhe Aneta filloi t’i tregoi se kishin kaluar më shumë se dhjeta vite që vinte dhe shkonte nga Shqipëri në shtete të veçanta të Amerikës, aty ku sistemohej i biri.
“Pse s’qëndron këtu moj grua..Unë kam gjashtë vjet bashkë me Sotirin..Jemi shumë mirë.Sotiri edhe bën ndonjë punë, por unë marr pension.As djali dhe as nusja nuk ma prekin me dorë.Të vegjëlit ..Janë këto që ma shtuar jetën, tha duke hedhur shikimin e ngrohtë nga dy mbesat.Aneta i përkëdheli.Dy vajzat njëra dhjetë dhe tjetra gjashtë shikonin gjyshen me dashuri.
“Sapo hëngrëm drekën në atë restorantin e madh..Është një mrekulli.Atje janë djali dhe nusja..Eja. eja kthehemi dhe të të njoh me ta..Aneta po hutohej nga ai lum fjalësh dhe po kërkonte me sy djalin dhe nusen se ku mund të ishin…
“Oh, edhe unë kam dalë me djalin dhe nusen..Shkuan deri në një kinkaleri për të blerë disa dhurata për vajzat..Mund të largohem pas tre a katër ditësh..Nuk mund të qëndroj më gjatë…
“Duhet të jeni me dokumenta apo jo?
“Sigurisht, u shpreh Aneta dhe vuri re se ato fjalë me zor i dolën nga goja.Biseduan të dyja pak ulur në atë stol të drunjtë ndërsa vajzat e vogla po hidhnin copëza biskotash drejt pulëbardhave…
“Ja po të lë kartvizitën.., i tha duke nxjerrë nga një çantë që mbante dy copëza kartoni.Tek unë je si tek motra jote..Nusen e djalit e kam shumë të mirë..Di të pres e të përcjell si ne një herë e qëmoti..Mbaroj doktoraturën dhe punon në një bankë..Janë mirë, janë shumë mirë…
Pas pak ato u përqafuan dhe Aneta vuri re se si ajo po bisedonte me dy mbesat mjaft përzëmërzisht…Hodhi sytë sërishmi andej nga priste të vinin djali me nusen.Kishin kaluar madje më shumë se dy orë…Qielli ishte mbushur me re dhe së shpejti mund të shpërthente shiu…Por i duhej të priste, të priste edhe pak pastaj të telefononte.Duhej edhe gjysëm ore të niseshin në udhëtim me tren.Vështrimi iu turbulluar nga lotët.E ashtu mes asaj turbullire ishte përqëndruar andej nga priste ata të dy.Më në fund vështrimi ishte i penguar nga një pikë njolle e errët që sa vinte dhe zmadhohej. Nga larg ajo dalloi të birin që me krahun e ngritur lart po i thoshte se po vinin dhe se ajo duhej tu afrohej…Aneta nuk lëvizi.I pëlqente të pushonte edhe pak, edhe pak, derisa të përhapeshin ato re në qiell….

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.