RRËFIM DASHURIE nga Jeton Shehu

Jeton Shehu

RRËFIM DASHURIE

Sot qe po te shkruaj, udhehequr nga dashuria,
me nje lot qe ndrin si kristal, ne sy,
te nxjer o shpirte nga kujtimet e mia,
dhe te vendos mbi fleten e bardhe, aty…

Nuk rreshta kurre te c’mendem per ty,
per fytyren tende,per buzet e tua,
rrob i dorezuar ne tenden dashuri,
per ty nje jete i permalluar…

Bredh nder vitet qe ndaja me ty,
vjedh buzeqeshjen tende te ngrohte,
e marre e struk ate brenda ne gji,
se larg teje o shpirt… Une ndiej ftohte…

Floket e tu i pleks neper gishtat e mia,
dhe tufezat e tyre nje nga nje i puth,
rrembej afshin nga buzet e tua,
dhe e leshoj te shfrenuar,mbi tenden gushe…

Udhetoj kudo ne cdo centimeter te trupit tend,
i mahnitur nje jete nga bukuria e tij,
asnjehere nuk e ndjeva ate te rendomte,
vec mrekulline kam perjetuar aty…

Sot qe po te shkruaj i shtyre nga dashuria,
Me nje lote qe ndrin si kristal ne sy,
dua te t’them o shpirt sa te dua,
ne boten time ti je perendi…

Ti je flladi qe me freskon fytyren,
je forca qe nuk me le te humbas,
ti je enderra qe per te dhe vritem,
ti je jeta qe per te edhe fale…

Sot qe po te shkruaj udhehequr nga dashuria,
ndiej nevojen per ty te rrefehem,
ti vendos ne rradhe keto ndjenjat e mia,
ti pi perseri, dhe nga ty te dehem…

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.