RRËFIM I (PA)ZAKONSHËM nga Mentor Thaqi

Mentor Thaqi

RRËFIM I (PA)ZAKONSHËM

Baba jem (s)kje kullak,
ashtu e quajtën ata t´hyqymetit,
jau paska pas zgatë doren hasmave t´Komintern´s

Po, kullak me vulë e preambulë,
shpirti s´ia pat dashtë t´shartuem´t e Stalinit,
bile paska pas pëlqy atë fjalimin e Generalit Piton:
” I kemi luftu ata që s´duhej luftu, e do duhej ju …”,
atij rusit me vetulla t´trasha si masha,
nig´ju i paskësh n´Gjermani,
n´atë farë sandukun që i thojshin radio

Kurrë n´punë “dërrzhave”
as n´hyzmet t´hyqymetit s´kje, nuk e deshten
se s´pat “kumarë”, “nonpunca” as “poslanika”

Po, ec e duje njeriun që kje jesir n´Gjermani
gati gjashtë vjet … që nuk erdh letra e djegne …
isharetet kjenë se iu paska bâ hyzmet
familjeve t´SS-ve … e kuj jo tjetër

E besa as ky kurrë tërrt as vërrt me ta jo,
nuk ia dojke shpirti me i pa,
se bubrreca t´kuq iu dokshin,
e morra t´kuq i thojke Zenel Bobi, janë o vëlla,
djegsimi i tyne djegë

Mas´nej, i varfen po se po,
po që s´e hjeki kurrë atë Plis
e që nuk koriti Fis …
pa tjetër se kullak duhet t´jetë,
me ia falë harresës që t´a vret
se gjallnimi sado i lodh´t, vret

Eh … kullak (s)paska kjenë baba jem
e unë trashëgimtar i përfitimit të injorimit hyq´metar,
edhe kjo âsht një diçka …

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.