RRUGË  ËN’RASH… nga Mimoza Gjetaj

Mimoza Gjetaj

RRUGË  ËN’RASH…

Sa herë u takuam ëndrrave tona
Mes petaleve të luleve të shkundura .
Mes shiut dhe flladit të lehtë të erës .
Mes yjesh shpesh të panjohur
Sa puthje dhuruam në heshtje .

Në takimet tona fantazinë e zinte gjumi
Mëngjeset na gjenin përqafuar
Në kërkim për të gjetur
Një botë ndryshe nga e imja
Të përbashkët me ty .

Dua të bëhem fllad pranvere
Prania ime të freskojë trupin tënd
Dielli që të ngrohë shpirtin
Hëna që t’u japë dritë kujtimeve tua
Ku në çdo moment je me mua…

Ylberi që t’i mbushë ditët dhe jetën me ngjyra
Më bën
Të jem buzëqeshja jote e sotme dhe e nesërme
Ndërsa ti,
Ekzistenca e mendimeve të mia…

NËSE…

Nëse një ditë do të më kërkosh
Mos më kërko aty ku ishim bashkë
Pasqyrimi s’është më si atëherë…

Nëse një ditë të kujtohet ndonjë datë
Mos e kërko më në kalendar
Ato u fshinë bashkë me kujtimet që aty lamë…

Nëse një ditë do të kërkosh në ëndërr
Një puthje të më vjedhësh si dikur
Harroje atë se u bë akull, u shkri si lumë…

Nëse një ditë fjalët e mia të vijnë në mendje
Kujtohu, por mos e kthe kokën pas
Çdo gjë iku si një ditë e largët…

Nëse një ditë do të pyesësh veten
Pse më harrove kaq shpejtë
Përgjigjen kërkoje vetëm brenda vetes…

MERRMË!

Më dërgo larg dhe ku të duash
Por jo përtej ëndrrave tua
S’dua të fundosem në heshtjen time.

Buzëqeshjet tua qëndrojnë përballë meje
Si valët e qeta në detin e pa trazuar
Fjalët dhe butësia e zërit tënd
Përkëdhelin pasqyrshëm imazhin tim.

Më dërgo larg dhe ku të duash
Por jo përtej ëndrrave tua
Midis heshtjes dhe vetmisë
Nëpër mua rrjedhë e rrjedhë shpresa
Si ylberi ndez çdo vështrim
Çdo fjalë që më bën të të ndjej
Edhe më shumë praninë tënde .

Ndaj, luteni ta lini lirshëm
rrjedhën e dëshirave tona të vërshojnë
Mos i mbyll portat e pafajësisë…

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.