S O R K A D H E T nga Ferit Rama

Ferit Rama
S O R K A D H E T
Një erë e vakët vjeshtake
shtyn mjegullën e hollë përpjetë,
një shpend, i përgjumur, rreh krahët
e fshihet mes ahesh, nën fletë.
Zgjojnë pyllin me lehje langojtë,
tek bëjnë zanatin e vjetër,
një ketër kërcen prej zgërbonjës,
i trembur, kërkon strehë tjetër.
Jehona e largët veç rritet,
afrohet gjithnjë e më shumë,
me ankthin e pritjes në pritë,
gjahtari pret çastin e lumë.
Lëvizin gëmushat nën ahet,
ndaj zemra me vrull i troket…
si zonjë e rëndë i shfaqet
sorkadhja me bijën e vet.
“Ç’bukuri !” – flet me vete gjahtari,
tek hidhet e bija pas s’ëmës,
të heshtur në dorë mban armën,
se gishti s’i bindet në këmbëz.

…Dhe fshihen të dyja mes degësh,
në pyllin që ende ushton…
Gjahtari ngre armën përpjetë
dhe e zbraz fare kot, për zakon.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.