DO TË DOJA
Sa do doja ta kisha dhe një djalë,
Ndoshta ai nuk do më bindej mua,
Kur gabonte, s’do thoshte : Më fal.
Nuk do thoshte: Baba, sa të dua.
Por sa herë ai të gjente kohë të lire,
Mua babën për kafe do më ftonte,
Do llafoseshim gjatë si babë e bir,
Dhe dorën fort do ma shtërngonte.
Do ndreqte çatinë kur të pikonte,
Do më ndihmonte për çdo gjë tjetër,
Patjetër qe edhe do më ngacmonte,
“Sa mbrapa jeni ju brezi i vjetër”.
Sa do doja edhe unë ta kisha një bir,
Ai do më gjendej në ditë të vështirë.