NDJEVA MALL
Kjo botë e zymte, mbuluar ne llume,
Ku njeriut të mirë, i bejne varrin,
Si shohin vlerat, e çojnë në dreq,
Në ferr e hedhin, i vëjnë zjarrin.
Mishi nga kocka, nuk ndahet kurrë,
Nuk ka dallim, të hajnë të gjallë,
Mbillni dashuri more të mjerë,
Për një fjal të ngrohtë, ndjeva mall!
SA MË MUNGON
Sa më mungon, zëri yt,
Si engjëll ishe në shpirtin tim.
Ne gjoks më mbaje, më mbaje në puthje,
Por erdhinjë çast e më lë vetminë.
Dua të shoh sytë e tu të praruar,
Të ndjej një fjalë që me sjell pranverë,
Portretin tënde zë të lëdhatoj,
Ti më shikon, por s’më hyn në derë.
Oh, Nënë sa më mungojnë hapat e tu,
Jeta pa ty kudo më ngjanë e zbehtë,
Lotët derdhën si një ujevarë e mpitë,
Të të arrijnë në parajsë, të puth midis resh.