S’DI Ç’TË TË THEM nga Skender Rusi

Skender Rusi

S’DI Ç’TË TË THEM

Nuk po mësohem dot pa ty,
Ti paske qenë
(S’di ç’të të them!)
Nga gjithë ç’kam dhe sheh me sy,
Nuk e gjen dot ç’pjesë më dhemb!

Një zjarr i kaltër mbete ti,
Që nuk më ngroh,
Po veç më djeg!
Ti, brenda meje flaka je,
Tek ajo pjesë që vetëm dhemb!

Të heqësh hënën atje lart,
Do të përmbyset bota krejt!
Ashtu si unë që vdes në çast
Po hoqa pjesën që më dhemb!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.