NUK E DIJE… nga Mimoza Çobo

Mimoza Çoba

NUK E DIJE…

Nëpër vesë hapat m’i ndiqje,
si thëllëzën të më zije,
nëpër shtigje leqe ngrije,
se kush isha nuk e dije.

Kur një natë më pe në pyje,
nëpër gjethe mblidhja yje,
kur mbi sy mbillnin dritëhije,
buzëqershisë i jepnin shije.

Më the, ju ngjaj yjësive,
kishe frikë afër të rrije,
më the, ju ngjaj perëndive,
njëherë ikje,njëherë vije…

Qiellit vetëm nuk më lije,
as kur rendja ndër korije,
S’mund të rrija qiell pa diell,
s’mund të rrija yll pa qiell…

Nëpër vesë hapat mos ndiqje,
si thëllëzën të më zije,
nëpër pyll leqe mos ngrije,
kur për mua,gjë nuk dije!…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.