SHEGA
…po çel shega prapë, nënë
shega që mbolle ti,
po hapen sythat, lulet e ndër degë shegëza do të duken…
e mbolle nënë dhe shkove,
prapa le psherëtimat…
Edhe babai iku, por ai mbolli rrap, afër Skelës së Semanit,
“…të pres vetëtimat, armiqtë e vonuar të cilët bëhen miq”, më tha.
O, nënë,
po ti përse mbolle shegë?