(September 25, 1930 – May 10, 1999)
ATJE KU MBARON TROTUARI
Ka një vend ku mbaron trotuari
dhe aty, para se tё fillojё rruga,
i butë, i përcëlluar rritet bari,
aty përflak e djeg dielli
dhe gushkuqi çlodhet pas flatrimit
të freskohet në erën e mendrёs
Le ta lëmë këtë vend ku fryn tym e blozё
dhe gjarpëron e kthen rrugë e errët.
Kalojmë gropat ku rriten lule n’asfalt
Dhe ecim me hap të matur e ngeshёm
vërejmë ku tё bardhat shigjetat na çojnë:
te vendi ku mbaron trotuari.
Po, do të ecim me hap të shtruar e të matur,
dhe do të shkojmë ku shigjetat e bardha na dërgojnë
se të vegjlit dinё, e gjurmojnë
vendin ku mbaron trotuari.