SHI I BUKUR nga Miltiadh Davidhi

Miltiadh Davidhi

AJER

Nga mungesa e gjate
E eres
Se syrit tend
Jam ajer
I pafuqishem
Te leviz
Nje gjethe
Gezimi.

HAPESIRE BOSHE

Me dhemb
Kjo hapesire boshe
Me hene indiferente
Si kambane e ndryshkur
Nga mosgjemimi
Me zogj te hutuar
Qe s’dine
Nga vijne
E nga vene.

SHI I BUKUR

Ka njerez
Qe e pershkojne
Jeten
Si teh thike
Si tyte arme
Une si shi i bukur
Per ta shenjteruar
Kete toke
Me farera jete.

LULET

Lulet i falen arome
Gjithe pyllit
E une u shtriva i dehur
Mbi kurora endrresh
I shpuar nga hala kujtimesh
Ti s’ma fale aromen tende
Si lulet.

GJURMET E MIA

Si zemra te vogla
Kudo ku kane ecur
Kane pulsuar
Nga dashuria
Per njerezit
O mos m’i lini
Gjurmet te lagen
Ne shiun e harreses.

PA MBESHTETJE

Gjethet
Mbahen prej degeve
Deget
Prej trungjeve
Trungjet
Prej rrenjeve…
Ditet tona
Mbeten
Me kembet
Ne ere.

DASHURIA

O Zot
Fytyren
Tere rrudha
Si lekure
Peme
Po sa dore
Te bute
Si gjethe
Te njome.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.