SHI NË VERË
Një plis reje,
Qielli
Shkoqi,
Në erë,
Në tokë,
Ku vapa
Dogji.
Një shami
Arësyesh
Dielli
Zgjidhi…
Qiellit,
Maleve,
Fushave,
U tha:
Ulurimë,
Ulu rrimë!
Aty e qara,
Aty e qeshura,
Aty e lagura,
Aty e terura,
Aty e fsheura,
Aty e pjekura.
Dielli
Poqi manin,
Poqi qershinë,
Poqi pjeshkën,
Poqi fushën,
Poqi grurin,
Poqi vreshtin,
Poqi ngjyrat.
Poqi njerëzit
Me detin…
Poqi
Piktorin dhe vajzën,
Në telajo ti mbledhin…