SHIU NUK TREGON nga Erina Çoku

Erina Çoku

SHIU NUK TREGON

 

Shiu nuk ka gojë,

po fjalët e tij bashkë i ndajmë

unë e ti.

 

Një tingull unë,

një tingull ti

qielli e dheu gjysmohen.

E ndien dhe ti ahtin e tyre.

 

Shiu nuk ka sy,

po soditjet e tij i mbledh unë

në emrin tënd.

 

Syri im në re,

syri im në dhe

mbjellin bimën e shpirtit që jam.

I ndien dhe ti rrënjët e mia.

 

Shiu nuk ka veshë,

po këngët e mia i dëgjon ai

në vendin tënd.

 

Zëri im plot me ujë,

uji im plot me zë

shpërndahen rrathë-rrathë mbi botë.

E ndien dhe ti gjallimin tim.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.