SHKOFSH KU BRENË MIZA HEKUR nga Mentor Thaqi

Mentor Thaqi

SHKOFSH KU BRENË MIZA HEKUR

I plagosur rëndë
(jo për vdekje, jo),
lëndim, zhgënjim, shërim …
sall n´plagë t´mia pres

Fundja,
rrënjët ia njoh vetes
n´burim kthjellimi.

Oooooo, po bre po,
ADN-në time
n´molekula t´shëndosha atomike kam,
palcë kurrizore për mbjellje t´mbara

Oooooo, jo bre jo,
s´ka nevojë t´ma kjanë hallin dreqi,
se, as unë atij s´ia kjaj,
kam ku t´kjahem
e kam ku t´mbahem

Ah … shkofsh ku brenë miza hekur
karrocë me rrotë t´huej
n´ngrehje prej kali troje

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.