SHKOPI I GJEÇOVIT nga Nexhip Ejupi

Nexhip Ejupi

Shkopi i Gjeçovit

Tak e tuk Gjeçovi trokte me një shkop,
(Rruga qe me gropa apo qe me sop…)

Mblidhte zëra guri që prej Rozafatit,
Që prej Gjeto Mujit,gjyshit dhe të jatit…

Mu në fund të shkopit – syri edhe veshi,
Plak i pleqëruar që gjithkush e deshi…

E kujton një Shkodër,s’e harron një prag
Shkopin e Gjeçovit,t’atdhetarit plak…

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.