SHOKUT TIM TË FËMIJËRISË nga Pajtim Xhelo

SHOKUT DHE MIKUT TIM TË FËMIJËRISË
Kur jetamjegull për ne ishte Eden,
Në burimin kristal të miqësisë,
Ëndëruam për të tjerë dhe veten,
Veç ëndra mbet në prag të vegjëlisë.
Pikturat e tua më gëzonin mua,
Poezitë e mia të pëlqenin ty,
Sa çiltër më thoshe : “Librat e tua
Pikturat e mia do kenë aty! “
Pastaj u rritëm,rrugët na larguan
Dhe ajo ëndër , harruar nga të dy,
Vitet s’e prishën,veç e mjegulluan…
Ja ku po vjen si agim i ri tani.
Ndjejmë tani se koha s’qe reale,
Kthyer jemi te prag’ i vegjëlisë,
Kaluam gëzime,brenga dhe halle,
Veç njerëz mbetëm n’ag të pleqërisë.
Nuk di në jeta na mori përdore,
As në hije në ndenjëm nga të tjerë,
Mendjekthjellët në tokën arbërore,
Ballëlartë,me dinjitet e me nder.
U gjetëm sërish miku im i vjetër,
Rrugët afër na bashkuan përsëri,
Veç koha ecën me një ritëm tjetër
Dhe ëndrën e vjetër e zgjuam tani.
Unë po shkruaj, pikturën nise ti,
Zoti desh e na ktheu vegjëlinë,
Si çudia që ndodh vetëm me magji,
Na dha mendim, qartësi,urtësinë.
Do lutem për plot mbrëmje dhe agime,
Që viteve tona tu japin kuptim,
Që mendimet,si të kthjellët burime,
At’ ëndëreden ta ngrejnë fluturim.
No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.