SHPELLËS SË “PLATONIT” nga Suzana Malaj

Suzana Malaj

SHPELLËS SË “PLATONIT”

Shpellës së Platonit
për 30 sekonda
hyra dhe dola!
30 sekonda nga lindja në vdekje
e nga vdekja në lindje
unë isha mes hijesh si hije
e qëndrova në hije…
Shpirti aty m’u bë copash
e i ranë fletët përtokë
errësirës së shpellës ku qeshnin hijet
e unë vija duart në kokë…
30 sekonda nga lindja në vdekje
e ika në atë botë
linda dhe vdiqa mes hijesh si hije
kur datohej e 30- ta sekondë…
Dhe u treta…në punë hijesh
shpellës së mbetur pa dritë,
ku symbyllur rend të gjej daljen
e numëroj sekondat me frikë.
-Po c’është kjo ndjesi numenike
që e kam në dalje të shpellës
kur … kryet i kthej si Orfeu
e më ikën shpirti prej vetes!!!
E kthej – kthej në këtë shpellë
ku mbi mure po shoh edhe hijen
e s’po di ta besoj a ta rrejt
vdekjen që më vjen me rilindjen…
Di vetëm që e urrej këtë shpellë
e gjithnjë do tentoj që të dal
oh, për 30- sekonda
unë jam një hije e gjallë!

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.