SHPERDORIMI I JETES
Vesh takat e larta, të dukesh një zonjë
në gishta unaza, gishtat dy palë thonjë
seç u rrit vajza, djemt e lagjes thonë
të qepen nga prapa, plaç! s’u thua me gojë!
As plaç nuk u thotë, as një mirëmëngjes
rendin pas më kot, kot më kot me shpresë
Sa s’u bie në kokë, kur hip në mercedes
kur del hënë e plot, e sjell një X pesë!
Pa kalojnë ca ditë, pa kalojnë ca muaj
Ai yll me dritë, dritën zë të shuaj
S’bien më boritë, s’vjen as karroc me kuaj
askush s’rri në prit, s’bën asnjë të vuaj !
Skender Lazaj Trebeshina 13 Shkurt 2019 Bs It