Shpirt i ndrydhur
(Pablo Neruda)
E humbëm edhe ketë muzg
askush nuk na pa në mbrëmje dorë për dorë
ndërsa nata e errët mbështillte dheun
E pashë nga dritarja ime
se si perëndimi festonte mbi majat e maleve të larta.
dhe një copë diell që ndonjëherë
digjej si një monedhë në pëllëmbën time
Më kujtohesh ti kur shpirtin ma ndrydh
ky trishtimi im aq i njohur për ty
Ku ishe ti atëhere?
Me kë ishe?
Për çfarë po flisnit vallë?
Përse më hapet kjo gropë e hidhur e dashurisë krejt papritur
sa herë që jam i trishtuar dhe ndjej që ti ke ikur?
Libri bie gjithmonë i mbyllur kur afrohet muzgu
ndërsa pulovra blu më fërkohet si një qen i plagosur në këmbët e mija
Gjithmonë gjithmonë ti zmbrapsesh mbasditeve
në drejtim të muzgut duke shuar statujat.
Shqipëroi Merita Paparisto.