SHTYJE nga Namik Selmani

Namik Selmani

SHTYJE

Është vështirë që të besosh se në fjalët e para ngjatjetuese të shqiptarëve të mos dëgjosh përherë e më shpesh fjalën “Shtyje” që vjen fill pas fjalës aq njerëzore e të zakonshme përshëndetëse : ”Hë , ç’kemi?”
Natyrisht këtu nuk është fjala për një lloj testimi që disa vajza me mikrofon në dorë e bëjnë diku në të dalë të një lokali kafeneje ku me të vërtetë do të gjesh shumë syresh. Është fjala për një psikologji mbarëpopullore që, edhe pse të trishton, nuk mund të mos e pranosh se , të paktën deri tani, na ka zënë disi këmbën si një ferrë e keqe, bezdisëse, pse jo edhe gjakosëse për realitetin ekzistues.
“Shtyje..! Në fëmijërinë e largët të një brezi të mesëm, por edhe pak më të ri ,të gjithëve na ka mbetur në përfytërimin tonë një grup njerëzish këmbëbaltosur, duarbaltosur , supbaltosur që shtyjnë me supe, me duar një qerre boshtthyer, rrotëthyer për ta nxjerrë atë nga bataku ku e ka futur vjetërsia e drurit të konsumuar apo paaftësia e drejtuesit të qerres. Në se ky veprim nuk vjen në përfytërimin e secilit kaq i saktë , ai vjen me mesazhin që përcjell në të gjithë kohërat.
Në kohërat moderne “Statusin “ e të shtyrit e kanë marrë disa kollareshtrënguar që diku në një rrugë të largët mund të shtyjnë ndonjë makinë të prishur apo të etur për karburant.
Po ka vite, shumë vite, që fjala shtyje është bërë një rregull i pashkruar i jetës së një njeriu , i një grupi njerëzish,pse jo edhe i mbarë shoqërisë shqiptare. Një psikologji çekangoditëse jo thjesht e një dembeli ( në çdo kohë do të ketë njerëz të tillë), e një njeriu të sëmurë, të moshuar që e ka mbushur komodinën me lloj –lloj ilaçesh që i kërkon pleqëria e sëmurë,e një njeriu që nuk e ka vizionin e së nesërmes, po shumë më tepër se kaq.
Lind pyetja:”Çfarë mund të presësh nga një njeri miop, nga një njeri dritëshkurtër, të verbuar me sy të hapur që e mat kohën e përditshmërinë monotone , rutinore me këtë fjalë të trishtuar SHTYJE.”?
Natyrisht këtu nuk bëhet fjala për plane të shkruara apo të pashkruara të hedhur në një letër të bardhë .,por për ata motivim të lartë që ka e duhet të ketë një njeri, një shoqëri, një komb i caktuar për atë që dëshiron të prekë nesër.Më guximtarët lexues mund të më thonë : “Sado të bukura mund të jenë fjalët e shkruara , ato edhe mund të mos zbatohen kurrë!”A është një vlerësim për vete për familjen e për shoqërinë kjo fjalë-etalon ? Jo, kurrsesi jo. Oponentët e mendimit tim ,(por dhe unë personalisht,) kanë parasysh ata pushtetarë të lartë,qoftë edhe më të ulët që kanë një kolltuk, një karrike zyrtari, që kanë një celular të paguar me karta të dhëna nga shteti,një sekretare, apo një makinë…..Edhe ata bëjnë plane të bukura, fort të bukura me kompjuter. Për ironi, planet e tyre janë aq të plota në dosje..Në mbledhje kthehen në premtime. Në TV kthehen në buzëqeshje pafund. E hedhjes së përgjegjësive te të tjerët. Para një ndëshkimi të mundshëm me njëmijë mënyra përpiqen që vendimet t’i hedhin në koshin e pluhurosur.. Me një ngarendje për t’i shkuar deri në fund në kufirin e fundit të shpenzimit të dietave të parashikuara, të karburantit të planifikuar, të lëvizjeve brenda e jasht shtetit.
Në ballafaqimin filozofik të këtij koncepti fjalëartikuluesi i këtij sllogani nuk mund të trajtohet në asnjë mënyrë si viktimë e vetvetes, e mungesës së kulturës, tek e cila shkon përnjëherë mendja e një analisti social.Kujtoni një fakt nga praktika shtetërore e ditëve të fundit . i vetëm në dy,
Verifikimi, gjetja,apo edhe ndëshkimi është çështje sa parimore aq dhe teknike e zyrtarëve të tanishëm. Pse jo edhe një detyrim për këtë popull ende të varfër para këtyre shumave përrallore.Në një plan tjetër ai mund të jetë edhe një ogur i mirë për fjalën NDRYSHIM.Së pari, për pushtetarët e rinj që të mos kenë më në të përditshmen e tyre mentalitetin e disfatistit për këtë popull me fjalën SHTYJE.
Sepse përballë tyre kanë ende një njeri të thjeshtë, të papunë të pamundur ekonomikisht për të shkolluar fëmijët, të pafuqishëm për të përballuar sfidën (lexo: vlerën financiare) e një gjyqi të pafund ku për ironi nuk ka as fajtorë e as viktima,nuk ka as drejtësi e as padrejtësi (!!!!) nuk mund të rish indiferent.Fjalën “Shtyje!”në pamje të parë nuk mund të quash më “sëmundje” individuale.
A do të ketë në shoqërinë e re demokratike që po ndërtojmë lojtarë të lojës SHTYJE.Natyrisht që po. Mbase shumë më pak . Kjo psikologji sociale shqiptare nuk ka ardhur spontanisht dhe nuk mund të hiqet kaq lehtë.As brenda një dite.Një ndarje me thikë e pushtetit nga hallet e popullit , një korrupsion i paparë me mendimin se “merr ç’të mundësh se do të ikim”e ka bërë këtë të fundit mosbesues, indiferent, zhgënjyes, dembel, pa prespektivë.Le të bëhemi një çast të ndërgjegjshëm për të mos u ndarë më nga KONTRATA sociale dhe politike për ta ngritur shoqërinë në nivelin e pranueshëm të motivimit e të optimizmit për të nesërmen ku secili ka e do të ketë pjesën e vet. Që më 1883 filozofi Niçe ka shkruar.”Unë kam diçka të pacënueshme e të pazëvendësueshme , diçka që shkëmbin e dërrmon :ky quhet vullnet. ”Të pranosh ndryshimin në koncept është njëlloj sikur të kesh një orë të mirë por që duhet ta kurdisësh kur duhet e si duhet.Nëlibrin e shenjtë të Kur’anit ka një ajet të bukur:”PASHA KËTË MENGJES!”që natyrisht e thotë ai njeri që i gëzohet ditës së re ku do të relizojë një pjesë të ëndrrave të tij Vetëm kështu do të matet më mirë Ora e së Nesërmes me një tiktak të prerë e të rregullt.Antifjala e fjalës “SHTYJE” duhet të rrezatojë energji, vitalitet, , vizion,besim,këmbëngulje , e padyshim edhe ….sukses.Si për një logjikë të lumtur do të ketë një shpëtim edhe për ata të “sëmurë”nga kjo sëmundje.
…..Dridhem nga fjala “Shtyje!”
Më këneton artikulimi i saj.
Më trishton e më revolton Antiurtësia e saj, sidomos kur e dëgjoj nga shumë njerëz. Pse jo, edhe nga unë, kur e shoh veten para një tuneli të errët që nuk i duket mirë dalja.
Më trishton kuakja e bretkosave të moçalit , para të cilave e di mirë se duhet të pastrosh moçalin që të largohen

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.