SHUAJTEM ZJARRIN nga Perparim Dida

Përparim Dida

SHUAJTEM ZJARRIN

I kuqêremti diell e puthi detin e kriptê,
gjuhên e zjarrt shuajti nê tê qetên val.
Pasqyrê uji shêmbêlleu nê breg dritê,
u zhytêm nê det e shuam tê madh mall.

Metale tê nxehur ishim atê mbrêmje ,
si nê darê dashurie shumê tê pêrflakur.
Kalitje donim me ujêt e forte nê tehe,
ndaj nê det u zhytem njêsh pa e zgjatur.

Ombrellat mbetên si hije nê rêrê bregu,
streha jonê ato ishim pas zhytjes se gjatê.
Nga ethet pas zjarrit qê ne na pêrfshiu,
nên obmrellê tê rinim njêsh qaf mê qaf.

Dielli i zjarrt u shua bashkê me ne nê det,
freskia e erês dhe dallgêt na pêrkêdhelnin.
Sa donim tê kishim si kjo dhe tê tjera netê,
qê zemrat tona pêrgjithmonê tê shkêlqenin.

MË NGJAN NJERIU ME NJË LUMË

Niset lum e shterret pêr rruge,
tretet,soset nê udhên e gjatê.
Lum nê burim dhe ndan brigje,
nê grykderdhje pêrrua i thatê.

Mê ngjanê njeriu me njê lum,
fêmijê mbushur e plak thatim.
Mbush shtratin,rrugês shterret,
njê pêrrua i thatê nê pêrfundim.

Nuk ndodh kêshtu me Amazonên,
e si Amazona dua tê jem unê.
Nê grykêderdhje tê zmadhohem,
tê hapem deltê çdo degê njê lum.

Dua ta kem fundin si Amazona.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.