SIKUR nga Pajtim Xhelo

Pajtim Xhelo

SIKUR…

Ndonjë ditë diell të mos ketë,
Vesagim për mua do bëhesh ti ,
Dimër polar kjo botë të jetë,
Vatrën e ngrohtë do ta gjej aty.

Dhe pranvera lule të mos sjellë,
As gjethe të mos çelin përsëri,
Lule bore nj’ëngjëll do të mbjellë,
Në ëndrat e mia vetëm për ty.

Bregu,i velur,nuk puthi valën
Pa dhe vala braktisjen po e ndjen,
Sorkadhes sime po i jap fjalën,
Një breg i ngrohtë për të do të jem.

Sikur këngë s’ka një mbrëmje prilli
Dhe flladi paska harruar të fry,
Zëri im,sinfoni e një pylli,
Do na përkundë në ëndra të dy.

Sikur bota në heshtje harruar,
Përbuz dhe veten ndonjë ditë,
Un’ e ti si vera në të shkuar,
Do presim pragmbrëmjeve freskitë,

E sikur zjarri të shuhet rreth nesh,
Nuk do ndjesh as ftohtë,as trishtim,
Në shpirtin tim flakën ndezur do gjesh,
Mbrëmjeve vonë,deri në agim.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.