SIKUR TË VDISJA SOT… nga Arian Galdini

Arian Galdini

SIKUR TË VDISJA SOT…

Sikur sot te vdisja, nuk do tia jepja frymen frikes.
As jeten nuk do ta kujtoja ne nje sekonde.
Me veten do beja percjelljen e duhur…
Si te pija me te kafene e zakonte…

Nuk e prita dot veten kur linda,
Ne udhe mesova ta njoh e pranoj,
Gjithe jeta me shkoi si pjekje me veten,
Ne ikje me takon qe ta cliroj…

Frika nga vdekja, nuk eshte dashuri per jeten.
Mosnjohje e vetes eshte me siguri.
Në smundem ta bejme tonen per aq kohe sa rrojtem,
Nuk shkojne dot bashke me veten ne t’njejten kuti…

Ajo do te shkoje pertej asaj cka dime,
Me friken tone t’cuditshme, nuk ia ndalim dot shtegetimin,
Vdekja, eshte fundi i kohes, kur me veten më nuk mund te rrime..
Ne shkojme drejt trejtjes, ajo ka udhe ameshimin…

Sikur sot te vdisja, pyetje nuk do te kisha as edhe nje,
Me veten kam jetuar plot derte e kerleshje epike,
Ama as iu fsheha, as e shmanga kurre sa mora fryme…
Me boten u perballem, duke iu gezuar cdo dekike..

Sikur sot te vdisja, do te buzeqeshja i paqte,
Me veten jetova i pandare, plot sakrifica e mundime,
E di qe i dlire dhe i ndershem kam qene thelbesisht,
Per cfare isha nuk i kam as jetes as vdekjes, ankime…

Ne jete mesohesh me guximin.
Lirine takon ne castin qe vdes,
Kur ne atbote une te bej kalimin,
Sdo te kem as frike e as shprese…

Shpresa eshte per jo guximtaret,
Te liret ushtrojne vec besimin.
Frika eshte per idhujtaret…
Tek Krijuesi, une e kam bere dorezimin.

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.