S’LARGOHET UJKU ME DUVA
Sikur soprano sa herë thërras…
Por më dëgjon veçse hapësira..
Si hija vorbull më ndjek nga pas..
Dhe diell mes resh të ngrira..
I fola shpirtit me ngadalë,
Si zogu more arratinë,
Honet e thella t’u dukën mal?
E mal dot s’mban mbi shpinë?
E shpinës malli si thep si strall
U zhduk dhe dielli si për dreq
E zvarrë tërhiqem si hamall
As nuk më ngroh as nuk ma heq
E më janë ngatërruar këmbët
“Përzierje zorrësh” në stomak
Sikurse mors i shtregoj dhëmbët
Mërgimit dhimbja si tokmak
Më ngeli koka në shtëpitë bosh..
Atdheun që e lash ashtu..
Të gjithë atje ishin kokosh..
E unë.. veç vargje thur këtu…
Mos brenga thua ti bëhet gungë
Në dorë e ka marë satanai…
E trupi do çalojë nga lungë
E kush veç reve për të do qaj..
Mbizoteruese Indiferenca..
Luftë për karierë e për pushtet..
Sa them ka përparuar shkenca..
A nuk u hedh një bombë në “det”..
Më bien çurg lotët si shi
Kur shoh atdheun (fustanin) grisur
Nese sja qepim as unë..as ti..
S’do hedhi kurr vellon e stisur…
Se fjalët ngelen në hava
Apo të shkruara në një cop letër
S’largohet “ujku” me një duva..
Fustan i ri do cop dhe metër…