STATUJA nga Petraq Kote

Petraq Kote

STATUJA

…ka vjet shoh nje gjarper per te cilin me thone se eshte rrugë 
dhe, asgje. Ti nuk vjen.
Era vjen me vrull e me zë të vjeter,
vijne stinet me zogj ne bark,
lulet, gjethet… ikjet
“Pothuaj se ishte e imja jeta jote”,
pretendon mendimi duke rreshqitur ane syve deri ne zgrip,
ku fillon nderton nje statuje të perpikte me trupin tënde dhe perhumb,
por dielli më ve doren mbi shpatulla e tregon per varrin e sajë…
Të pathena akulli më mbushin gojen, filloj bertas,
“Përse më mesove të njoh nimfa o Zot,
edhe gjyshja ime e priti gjat gjyshin,
por nuk e ndertoi statujen e tij,
ndertoi femije…!”

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.