STUHI NE MAJ nga Dalan Luzaj

Dalan Luzaj

STUHI NE MAJ

Nje vetetime, rrenje hodhi,
detit te fshehur mes stuhise.
Nga zemra e tij, gjemimen zgjodhi,
si lajmetar qe qiejt po gris.

Jashte kalendarit, s’e parandjeja,
stuhine e majit, kaq te rrepte.
Orteqe reshe, mbi qelq I ndjeja.
Zbritur rrugeve, mes rekeshe.

Gerryhej qielli,ore te hirata.
Shperthehu maji, ne rrebesh.
Qelqin e holle, me gisht gervisha.
Nje vajze maji, midis Nesh.

I miri maj, e zuri ngusht.
Fustani humbi, neper dallge..
Dy gjinjte, sa dy kokra rrush.
nderuan ngjyre,s’jane me te bardhe.

Leshuar mes shiut ,nga u nis.
Njollat shiu,s’ja kish lare.
Shkelte mbi gjethe te hardhise.
Rreket pas trupit,hiqte zvarr.

Per rreth,mjegullonte bari.
Strehes, syte shkendijonin.
Mes kaq stuhie, s’i s’u fik zjarri?
Te parin, syte s’di c’ kerkonin.

E shqetesuar, mbi nentembedhjete vjet.
Mes reve, kish, a s’kish fustan?
C’qelloi keq kjo dite, per dreq.
S’besoj as qelqin qe me ndane.

Ku s’po e ledhaton maji?
Ja ngjyeu floket, korb te zese.
Mbi syte e mi, qendronte faji,
sa humbi tutje, ne kthese.

DRITARJA NE OAK PARK…!

-BABAJIT-

Dritarja hapur ne Oak Park,
Nje pene plot dite mbi tavoline…
Mbi koke flamuri me jetegjate,
Gjithe mendja e tij, mbi rreshta shkrine.

Karike e tij , s’me duket bosh.
Mbi te,ndricuar rri ky emer.
Mijra flete qe po t’i zgjosh,
me shpirt, me gjak shton cdo zemer.

Pa stine, pa ore drita ndritete.
Mbi pene peshtetur,si bastune.
Ushqeu jeten ,ta rrisnin vitet,
Gjithe jeten c’pati,si hyjne ne pune.

Sa here ja ndjeja penes vrapin.
Pentagrami shtrire mbi ball.
Sa pak ky burre e lodhi shtratin,
Aq shume kerkoi te ishte gjalle.

Per rreth,qetesi mesjetare.
Mes mjegulles,ulur rri aty.
Eshte ende hapur kjo dritare,
Nga s’del, nga s’hyne asnje njeri.

Mbi te vullneti hodhi shtat.
Ja shtrydhi mendjen ,gjer ne kocke.
Gjithe jeta e tij, sa pak kish nate,
Vullneti,i pa cmuari, mik qe kish ne bote.

I pergjigjej kohes, vec me zile.
I hekurti ligj,ish discipline.
Mes venash,fshehur ish nje skile,
Nje thike,duararte ju be kurim.-

Dritarja hapur ne Oak Park.
E ndjej zerin e tij per rreth.
Trup e shpirt ja nisem larg,
Mes dy gureve fle ky testament.

 

No Comments Yet

Leave a Reply

Your email address will not be published.